Connect with Us

E bujshme/ Sindrit Guri drejt rikthimit në Superligë

Sport

E bujshme/ Sindrit Guri drejt rikthimit në Superligë

Publikuar

-

Një tjetër aventurë e lojtarëve shqiptarë që nuk po shkon mirë jashtë vendin tonë, është ajo e Sindrit Gurit. Sulmuesi 26-vjeçar iku duke shkëlqyer te Kukësi, madje do të merrte edhe ftesën e Kombëtares.
Arritje e madhe në karrierën e tij, por fatkeqësisht nuk ka arritur që të lërë gjurmë me fanellën e kuqezinjve dhe do e humbiste shpejt ftesën. Sa i përket aventurës në Belgjikë, është gjithashtu për t’u harruar. Nga koha kur është larguar nga Kukësi në 2018 e deri tani, janë shënuar vetëm 5 gola në total me Ostenden.

Shifra këto që nuk mjaftojnë, ndërsa ka edhe një kritikë të madhe, duke e humbur vendin e titullarit. Kontrata e Gurit mbaron në vitin 2021, por me shumë mundësi nuk do të shkojë kaq gjatë. Gjasat ekzistojnë që ky futbollist të shoh edhe një variant të mundshëm për ekipet shqiptare që duan të përforcohen me daljen e tyre në Europë. Kjo pasi një tjetër skuadër dhe në një tjetër kampionat e ka të vështirë të investojë duke parë këto të dhëna, ndërsa në Shqipëri e njohin mirë dhe do t’i besonin sërish për shkakun e golave të shënuara me fanellën e verilindorëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: