La Liga
E rëndë/ Klubi i madh i La Ligës me 5 vetë të infektuar me coronavirus

Ditën e sotme u konfirmuar se mbrojtësi i Valencias, Garay kishte rezultuar pozitiv me Coronavirus. Gjithsesi, duket se nuk ka qenë ky lajmi më i keq për Valencian, pasi klubi spanjoll ka dalë së fundmi me një komunikatë urgjente.
Në komunikatë, klubi nga “Mestalla” njofton se janë konfirmuar tashmë plot 5 raste me COVID-19. Emra nuk bëhen të ditur, por sipas mediave bëhet fjalë për pjesëtare të stafit teknik ose atij drejtues.
Vërtet alarmante kjo situatë, jo vetëm në Spanjë, por në të gjithë Botën. Për momentin janë mbi 157 mijë të prekur në të gjithë Botën, ku vendet më të prekura janë Kina dhe Italia.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania