La Liga
Reali “harron” coronavirusin, bën gati 160 milionë për një nga sulmuesit më të mirë në botë

Pavarësisht se për momentin e gjithë Bota është e përqendruar te lufta ndaj Coronavirusit, ka edhe ekipe qe mendojnë në lidhje me futbollin dhe merkaton, si për shembull Reali i Madridit.
Sipas asaj që shkruan “Mirror”, drejtuesit nga Madridi po përgatisin një ofertë të majme për të bindur Liverpoolin që të heq dorë nga shërbimet e Sadio Mane. Real ka gati 160 milionë euro për të marrë senegalezin në “Santiago Bernabeu”.
Mane ka edhe 3 vite të tjera kontratë me Liverpool dhe kjo është arsyeja krysore e ofertës marramendëse që kanë përgatitur “Los Blancos”. Zidane e pëlqen shumë sulmuesin 27-vjeçar dhe tashmë pritet që të ketë zhvillime të shumta në merkaton e verës.
📞 El club se habría puesto en contacto con el senegalés de cara a la próxima temporadahttps://t.co/p7AnB7HEYp
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) March 15, 2020