Sport
Ronaldo do të kthejë hotelet e tij në spitale për të prekurit nga koronavirusi? Do zhgënjeheni me lajmin e fundit

Ditën e sotme është duke qarkulluar lajmi, se Cristiano Ronaldo ka vendosur që hotelet e tij që ka në Portugalu t’i kthejë në spitale, për shkak të situatës së vështirë nga Koronavirusi.
Ylli portugez ka hotele në Maderia dhe në Lisbonë, teksa pritet të përfundohet edhe një i tretë në Madrid. Në orët e fundit disa media portugeze raportuan, se pikërisht hotelet e CR7 në Maderia do të kthehen në spitale gjatë këtyre javëve, teksa u tha gjithashtu se të gjitha shpenzimet do të paguhen nga Ronaldo.
Megjithatë pavarësisht se portugezi shpesh herë e ka treguar me veprime se është një njeri me zemër të madhe, kjo që po flitet së fundmi duket se është një shpikje.
Burime pranë futbollistit të Juventusit, kanë mohuar informacionin që po qarkullon së fundmi, teksa duket se kjo është një shpikje nga mediat portugeze.