Sport
Të gjithë të izoluar në shtëpi/ Futbollisti i Skënderbeut “thyen rregullat”

Koronavirus ka mbërthyer edhe Shqipërinë. Futbolli në vend është ndalur për shkak të mos përhapjes dhe bllokimit nga ana e Qeverisë që ka marrë disa masa drastike. Një ndër gjërat që janë ndaluar është edhe përdorimi i makinave, ndërsa disa kanë zgjedhur të përdorin biçikletat.
Eni Imami, futbollisti i Skënderbeut në pamundësi për të lëvizur me makinë ka përdorur biçikletën. Së bashku me disa shokë të tjerë mbrojtësi ka preferuar të lëviz me biçiklet për të kaluar disa momente argëtimi duke mos qendruar në shtëpi. Shumë klube u kanë vendosur kushte lojtarëve që të qendrojnë në shtëpi e mos të lëvizin për të evituar këtë virus, por kjo nk vlen për Imamin që i ka shkelur këto “rregulla”.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania