Sport
Video/ “Së bashku fitojmë ndeshjen e jetës”, Partizani me postim motivues për Koronavirusin

Klubi i Partizani ka publikuar në faqen zyrtare ne “Facebook”, një video sensibilizuese për Koronavirusin që ka paralizuar jetën e mbarë botës.
Nëpërmjet kësaj video të titulluar “Së bashku e fitojmë ndeshjen e jetës”, që fillon me trajnerin Sormani dhe përfundon me mjekun, Partizani iu bën thirrje të gjithë njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi, për të mirën e tyre, familjes dhe njerëzve që i rrethojnë.
I gjithë klubi i Partizanit është angazhuar për të bindur tifozët e tyre të qëndrojnë brenda, deri sa kjo situatë të kalojë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania