Premier Liga
Ylli i Liverpool-it përdor mënyrën më orgjinale për të ndaluar Coronavirus-in (foto)

Emergjenca Coronavirus i ka prekur të gjithë. Edhe bota e futbollit është tronditur nga pandemia që rrezikon të ndryshojë zakonet dhe të ardhmen e gjithë popullsisë botërore.
Në një mënyrë shumë simpatike, Sadio Mane, sulmuesi i Liverpool-it, ka provuar të largojë fantazmën e Covid-19. Në faqen e tij në Instagram, senegaleezi i Të Kuqve i ka dërguar një mesazh ironik pikërisht virusit:
“Mirëdita! Corona, të lutem, qëndro larg”, ka shkruar Mane. Në një moment kaq delikat, një buzëqeshje për të dhe për të gjithë ndjekësit e tij nuk mund të mos bëjë mirë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania