Sport
“A e njfni babën ju?”/ “Tirona Fanatics” dhe “Ultras Guerrils” nuk bëjnë paqe as në kohën e Koronavirusit

Ndoshta tashmë janë të karantinuar nëpër shtëpitë e tyre, por kjo nuk do të thotë se urrejtja mes “Tirona Fanatics” dhe “Guerrils” nuk vazhdon. Ditën e djeshme ultrasit e Partizanit publikuan një shkrim të shkurtër thumbues, ku në fund ishte edhe shprehja e famshme “Rrini në shtëpi”.
Ky postim i kundërshtarëve kurrsesi nuk mund të kapërdihet nga tifozët e Tiranës, që në situatën që ndodhen dy klubet historikë të Shqipërisë, e kanë përgjigjen gati.
“Fanatics” nuk kanë zgjedhur të flasin shumë, por kanë vendosur të postojnë videon e fitores së derbit të fundit me shifrat 5-1 dhe si përshkrim të videos shkruajnë: ”A e njihni babën ju?”, ndërkohë poshtë saj është një dorë me pesë gishtat, duke i zgjuar kundërshtarëve kujtimin e freskët të “manitas” së derbit.
A e njifni babën ju ?#TR1920A 👋
Gepostet von Tirona Fanatics am Sonntag, 15. März 2020