Seria A
Flet futbollisti i parë i Serie A i prekur nga “koronavirus”/ Jep mesazhin e madh

Daniele Rugani ishte futbollisti i parë i Serie A që rezultoi i prekur nga Covid-19 pas tamponit të bërë ku u konfirmua pozitiv. Lajmërimi i Juventusit tronditi gjithë ambjentin bardhezi dhe jo vetëm. Sot, futbollisti i “Zonjës” dhe Italisë ka dhënë një intervistë për “Juventus TV”.
“Jam mirë, dua të qetësoj të gjithë! Kam qenë gjithmonë mirë, nuk kam pasur asnjë simptomë të rëndë. E quaj veten me fat. Ishte një goditje e fortë pasi isha i pari në botën e futbollit. Megjithatë, kam qenë mirë dhe shpresoj që rasti im të japë mesazhin e sensibilizimit mbi rëndësinë e problemit që po kalojmë”.
Rugani vazhdon në karantinë dhe izolim, në shtëpinë e tij, teksa pas tij në Serie A rezultuan me koronavirus edhe 9 futbollistë të tjerë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania