Connect with Us

Ish-mbrojtësi i Kombëtares dhe shumë ekipeve në Shqipëri analizon ndërprerjen/ Ja çfarë mund të ndodhë me Superioren

Sport

Ish-mbrojtësi i Kombëtares dhe shumë ekipeve në Shqipëri analizon ndërprerjen/ Ja çfarë mund të ndodhë me Superioren

Publikuar

-

Një karrierë e pasur në Superiore, ku pasi doli nga moshat e Partizanit, Endri Vrapi provoi që të luajë në Lushnjë në elitë, e më pas kampion në Elbasan. Për të vijuar më tej me eksperiencat në Durrës, Kavajë e Korçë, apo dhe me Tiranën e Dinamon. Një eksperiencë në Kosovë për ta mbyllur karrierën si lojtar dhe për të nisur atë të trajningut. Një sezon në Durrës dhe tashmë është trajner moshash. Kujtojmë që Endri Vrapi ka qenë edhe pjesë e Kombëtares kuqezi, në kulmin e formës kur luante për Skënderbeun e Korçës.

Në një prononcim enkas për “VipSport”, lidhur me situatën më të fundit në të cilën ndodhet futbolli , ku edhe në Shqipëri është pezulluara gara dhe ekipet që prej fundjavës janë shpërndarë, Vrapi ka folur për zgjidhjen që mund të ketë në vijim…: “Po besoj që një zgjidhje do t’i japin, sidomos duke parë se si do të veprohet edhe në kampionatet e tjera më në zë të të Europës. Besoj se edhe FSHF do t’i japi drejtim sepse situata që po kalojmë është më problematike se kampionati”.

HIPOTEZAT

Ka shumë hipoteza, mes tyre që gara të quhet e përfunduar me këtë renditje, apo dhe sikur ky sezon të bëhet nul. Mirëpo kjo mund të krijoji pakënaqësi në skuadra dhe klube, aq më tepër që në Shqipëri kampionati është në kul,min e vet për vendosjen e verdikteve. Vrapi, tashmë si specialist dhe si një futbollist me ekspeiencë të gjatë ka shtuar se: “Ndoshta edhe kampionati deri në këtë fazë që ka arritur, besoj se çdo skuadër e meriton vendin që ka me ato që ka dhënë”.

RIFILLIMI

Ndërsa, i pyetur nëse gara mund të rifillojë pas pak javësh, apo muajsh, Vrapi ka shtuar: “Po nuk është e mirë, sepse i bie që çdo gjë nis nga e para plus edhe forma e lojtarëve nuk do jetë në kulmin e tyre. Por edhe trajnerët do ta kenë të vështirë për të gjithë futbollistët, sepse nuk mund t’i kërkojnë më shumë duke ditur dhe situatën që po kalojnë. Veç aspektit fizik, do të ndikojë shumë edhe psikologjikisht”, – tha Vrapi duke mbyllur prononcimin e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: