Connect with Us

Në pritje të përgjigjes së testit, Gjasula befason me deklaratën e tij nga dhoma e hotelit

Kombëtare

Në pritje të përgjigjes së testit, Gjasula befason me deklaratën e tij nga dhoma e hotelit

Publikuar

-

Mesfushori i përfaqësues shqiptare, Klaus Gjasula, është një nga lojtarët që po provon në mënyrë direkte se çfarë do të thotë të jesh i rrezikuar nga  koronavirusi. Që nga dita kur u zbulua se shoku i tij i skuadrës kishte rezultuar pozitiv, bashkë me futbollistët dhe stafin e Paderborn ai hyri menjëherë në karantinë.

Të gjithë i janë nënshtruar provës së tamponit dhe presin që të hënën të mësojnë rezultatet, nëse ndonjë prej tyre është pozitiv ndaj këtij virusi të rrezikshëm që po përhapet me shpejtësi kudo. Gjasula tregon për VIP Sport se si është situata që po kalon ai në këto momente, ndërsa pret të mësojë se si do të rrjedhin ngjarjet, edhe pse parashikon një periudhë të gjatë larg të tjerëve.

Klaus, fillimisht si është situata shëndetësore e jotja? Keni pasur ndonjë shqetësim apo simptomë?
Jo, asgjë. Fatmirësisht jam mirë, gjithçka në rregull deri tani. Asnjë simptomë.

Por shumë panik, që kur u mësua se një shok i skuadrës ishte pozitiv ndaj koronavirus…
Si të gjithë, lexonim në lajme për Kinën e Italinë dhe mendon se është larg, nuk është këtu, por pastaj vjen shumë afër dhe situata ndryshon plotësisht. Në Gjermani po mbyllet gjithçka, e jo vetëm futbolli. Të gjithë po kujdesemi më shumë dhe po ndjekim rregullat që na kanë thënë. Tani jemi të izoluar, pasi na kanë bërë të gjithëve tamponin dhe të hënën apo të martën maksimumi presim të mësojmë rezultatain.

Si është izolimi, je nën vëzhgimin e mjekëve?
Për momentin është izolim në një hotel, është karantina që kam zgjedhur pasi nuk dua që të rrezikoj familjarët e mi sido që të jetë rezultati i testit pasi mund të jem asimptomatik. Edhe nëse rezultoj negativ, për të mos rrezikuar ata do të qëndroj dy javë i veçuar në këto kushte në hotel.

Ju kontrollojnë mjekët në këtë periudhë?
Jo, për momentin jo sepse nuk kam simptoma e asnjë shqetësim. Pastaj nëse del pozitiv nuk e di se si do të veprohet, nëse do të vijnë mjekë të specializuar të na trajtojnë apo nëse do të ndiqet ndonjë procedurë tjetër. Presim rezultatet.

E vështirë të flitet në këtë moment për futboll…
Po, kudo është ndërprerë gjithçka. Lexojmë në media nëse do të vazhdohet apo jo, nuk dihet nëse kampionati do të mbyllet që tani, nëse do të ketë kampion e rënie nga kategoria. Ekziston hipoteza që të fillojë sezoni i ardhshëm me më shumë skuadra në Bundesligë e të mos ketë rënie nga kategoria për një edicion. Do të ketë një mbledhje nesër mes drejtuesve të klubeve të Bundesligës për të vendosur gjithçka.

Ne të urojmë që gjithçka të shkojë sa më mbarë, nesër e në vijim…
Edhe unë uroj që gjithçka të shkojë mbarë kudo në këto momente. E rëndësishme është të ndjekim rregullat që jepen nga autoritetet shëndetësore e mendoj se gjithçka do të shkojë mirë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: