Connect with Us

Rishfaqet Prodani: Ja kush e fiton titullin në Shqipëri dhe kush bie

Sport

Rishfaqet Prodani: Ja kush e fiton titullin në Shqipëri dhe kush bie

Publikuar

-

Ndalet futbolli. Mbizotëron frika. Koha për sa më pak lëvizje dhe kontakte mes njerëzve. Në momentin që faktorë të rrezikshëm vënë në diskutim shëndetin dhe jetën, është koha që edhe sfera e shumëdashur nëpër botë të mos rrotullohet e mos shkelmohet për pak.

E teksa është ndalur edhe kampionati shqiptar, duke menduar për nisjen e kampionatit, verdiktet e tij vihen në diakutim. Edhe nëpër vende të tjera europiane ka nisur të diskutohet për skenaret e kampionatit, se si mund të mbyllet. Për këtë, “Panorama Sport” ka kontaktuar me Eduard Prodanin. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, komenton se si do të mund të zgjidhej çështja e rifillimit të kampionatit.

– Prodani, futbolli dhe kampionati është ndalur. Cila mund të ishte zgjidhja për rifillimin e tij?

Zgjidhja do të varet sigurisht nga periudha e kohës që do të zgjasë ndërprerja e detyruar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë.

Që do të thotë…

Me këtë kam parasysh 2 rastet kur koha e mbetur do të lejonte ezaurimin e kalendarit të ndeshjeve të pazhvilluara duke i ngjeshur ato dhe rastin kur ajo do ta bënte teknikisht të pamundur një gjë të tillë.

– Rasti i parë është i kuptueshëm. Po për rastin e dytë çfarë mendoni se duhet të ndodhë?

Në rastin e dytë, së pari do të duhet të shikonim se si do ta modifikojë FIFA kalendarin ndërkombëtar dhe më pas me siguri do të  ketë vendime dhe/ose rekomandime nga UEFA në lidhje me mënyrën se si do të zhvillohen dhe koordinohen veprimtaritë në kohën e mbetur.

– Po për Shqipërinë?

Në çdo rast nuk besoj se Shqipërisë do t’i duhet të bëjë ndonjë zgjidhje specifike apo origjinale, pasi perveç faktorit FIFA/UEFA do të ketë patjetër edhe modele zgjidhjesh që do të ndërmerren nga federatat e tjera ndërmjet të cilave mund të zgjidhet më e përshtatshmja.

– Vërtetë kaq thjeshtë duhet ta mendojë Shqipëria?

Rasti i Shqipërisë është gjithmonë më i thjeshtë, jo vetëm se për shkak të mungesës së ligave, vendimi i mbetet thjesht FSHF (që mund t’i duhet të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme për këtë qëllim), por edhe për shkak se për vetë realitetin implikimi i çështjeve ekonomiko/komerciale është mëse minimal. Në çdo rast, FSHF duhet të kërkojë konsensus të plotë me klubet, ndryshe vendimet do të kontestohen dhe do të shtojnë dukshëm klimën e mosbesimit.

Në Itali është shtruar një lloj platforme hipotetike me disa teza:

1- Të ketë “Play off” për titullin mes 5 ekipesh. Dhe “play out” për rënien mes 5 të dytave.

2- Të quhet rezultati aktual i kampionatit.

3 – Të bëhet nul kampionati dhe të rinisë vitin tjetër.

4- “Play off” për titull dhe zonën e Europës, duke konsideruar të rëna Flamurtarin e Luftetarin. Si e komentoni secilën prej tyre, pse po fhe pse jo?

Analiza e mësipërme vlen edhe për Italinë. Opsionet që hidhen besoj se janë më shumë mediatike dhe duken si “hesape të bëra pa hanxhinë”. Nga informacionet qe kam, di që klubet kryesore të Europës po bëjnë presion që Europiani të luhet në 2021 dhe kampionatet të zhvillohen në periudhën Qershor-Korrik. Këtë të martë pritet të mbahet një video-konferencë me perfaqësuesit e klubeve, ligave dhe federatave nga ku mund të marrë drejtim ndonjë ide për zgjidhjen që do t’i jepet situatës.

Megjithatë, për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj mendoj se zgjidhja numër 1 (me play-off) është ajo që mund të marrë konsensusin më të gjerë të mundshëm dhe më e drejta nga pikpamja e vënies në vend të meritës sportive pa hyrë në detaje. Zgjidhjet e tjera më duken të papranueshme pothuaj nga të gjitha pikëpamjet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: