Kombëtare
“Boll lexove o bisha”, Hysaj tallet keq me Manajn

Gjatë ditëve të fundit, futbollistët e kombëtares shqiptare kanë lëshuar mesazhe të ndryshme në rrjetet sociale për të gjithë tifozët, në mënyrë që t’i sensibilizojnë që të qëndrojnë në shtëpi në këtë periudhë kritike përshkak të infeksionit të COVID-19. Thuajse të gjithë kanë postuar këto video në adresat e FSHF-së apo edhe në ato personale dhe mesazhi i Manajt, nuk ka kaluar pa thumbime nga futbollistët e tjerë.
“Përshendetje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodheni. Në këtë moment të vështirë ku situata është kaq kritike, vendosim së bashku të rrimë në shtëpi. E kemi ne në dorë.
Bëhuni të ndërgjegjshëm për veten tuaj dhe për njerëzit e dashur. Rri në shtëpi sot për një të nesërme të shëndetshme. Ju përqafoj”, ishte masazhi që lëshon Manaj, i cili e postoi edhe në adresën e tij në Instagram.
Por futbollistë të tjerë, me në krye Elseid Hysajn, nuk kanë ngurruar ta ngacmojnë sulmuesin.”Boll lexove o bisha”, ishte komenti i kapitenit të përfaqësueses. Edhe futbollisti i Salernitanës, Leonardo Kapezi, nuk ka kursyer një batutë. “Thuaji që nuk di të lexojë”, ishin fjalët e tij.