Sport
Braktisi Tiranën për Partizanin, talenti shqiptar thyen rregullat dhe zhytet në det (video)

Dionis Çikani, talenti i futbollit shqiptar që ka dalë nga akademia e Tiranës, në janar u bashkua me rivalët e Partizanit. Në këto ditë, teksa të gjithë janë në vetëizolim për shkak të Covid-19, djaloshi duket se nuk i ka marrë parasysh këshillat.
Në sfidën që të gjithë tanimë janë duke bërë në rrjetet sociale, Grent Halili ka nominuar lojtarin e huazuar te Besa që të bënte disa ushtrime, me këtë të fundit që e ka tepëruar. Pas disa ushtrimeve të thjeshta, Çikani është zhytur në det dhe pse jemi ende në temperatura të ulëta.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania