La Liga
Dashuri në kohën e “koronavirusit”, ylli i Realit “masakrohet” nga fansat për këtë foto

Koronavirusi ka futur në karantinë të gjithë futbollistët dhe familjet e tyre, të cilët kanë vendosur të kalojnë kohën edhe duke bërë postime në rrjetet sociale.
Isco dhe e dashura e tij Sara Salamano janë shumë aktivë duke postuar foto dhe njëra prej tyre ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Dy personazhet shfaqeshin duke u puthur me maska dhe Sara shkruante “Dashuri në kohë koronavirusi”.
Kjo gjë nuk është pritur mirë nga fansat, të cilët kanë shpërthyer në komente negative dhe kanë ofenduar çiftin. Kjo bëri që fotoja e tyre të fshihej menjëherë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania