Connect with Us

E mbani mend Simon Rummbullakun? Ish-mbrojtësi i Kukësit ka mbetur “peng” në Rumani dhe nuk kthehet dot pranë familjes

Sport

E mbani mend Simon Rummbullakun? Ish-mbrojtësi i Kukësit ka mbetur “peng” në Rumani dhe nuk kthehet dot pranë familjes

Publikuar

-

Simon Rummbullaku fitoi gjithçka në Shqipëri si pjesë e Kukësit: titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Në verën e vitit të kaluar mbrojtësi i majtë gjirokastrit ishte pranë marrëveshjes me Dinamon e Bukureshtit, por akordi i arritur në parim u prish vetëm në momentet e fundit, kur dhe në stafin teknik të rumunëve pati ndryshime. Kjo penalizoi 28-vjeçarin, i cili për një karrierë më të mirë zgjodhi të largohej nga Kukësi drejt një kampionati më të fortë. Mirëpo, pistat që kishte në Gjermani, Rumani dhe Bullgari nuk u konkretizuan, teksa Rrumbullaku refuzoi të rikthehej në Greqi, duke qëndruar në pritje të një oferte më të mirë. Kjo e la gjashtë muaj jashtë fushave, derisa në fillim të këtij viti firmosi për klubin e njohur rumun, UTA Arad.

Mirëpo, pas vetëm dy ndeshjeve të luajtura me fanellen e kësaj skuadre në pjesën e dytë të këtij sezoni, edhe në Rumani kampionati u ndërpre për shkak të përhapjes së koronavirusit. Duke qenë se lojtari ka luajtur për një kohë të gjatë në kampionatin grek me klube si PAS Janina, Kallamata, Panatolikos dhe Apollon Smirnis, mediat në shtetin helen vazhdojnë të kontaktojnë 28-vjeçarin. Portali i njohur sportiv “gazzetta.gr” ka biseduar dje me shqiptarin, duke u njohur më tepër për përjetimin e tij në Rumani pas përhapjes së koronavirusit. Familja e tij jeton prej vitesh në Greqi dhe ai është i shqetësuar, pasi në shtetin fqinj me Shqipërinë është përhapur me shpejtësi virusi.
RRËFIMI

“Prej pak muajsh jetoj në Arad, një qytet me 160 mijë banorë, në kufi me Hungarinë dhe Austrinë. Në këtë moment që po flasim ekziston një gjendje normale në jetën tonë të përditshme dhe funksionimin e qytetit. Në përgjithësi, në Rumani numri nuk është shumë i lartë numri i njerëzve që kanë rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, por kjo nuk do të thotë se ne s’duhet të marrim masat tona si qytetarë. Në varësi të situatës në ditët në vazhdim, nëse numri i rasteve pozitive rritet, ne do të kemi një gjendje emergjente si në shumicën e vendeve që po vuajnë mjaft.

Shpresoj që të mos arrijmë në situatën ku ndodhen Italia dhe Spanja. E gjithë kjo na vështirëson gjërat për të vazhduar. Në Greqi, ku jeton familja ime, unë natyrisht jam i shqetësuar për mënyrën sesi do të rezultojnë gjërat, por në përgjithësi, nga ato që po mësoj, ka një relaksim në mentalitetin e njerëzve. Disa nuk e kanë marrë seriozisht situatën dhe është turp, sepse kur të kuptojnë se çfarë po ndodh mund të jetë vonë. Për momentin ata kanë mundësinë të mbrohen. Ajo që unë po shoh dhe dëgjoj këtu në Rumani është se njerëzit po përpiqen të bëjnë atë që u nevojiten.

Ne si ekip kemi ndërprerë stërvitjen prej disa ditësh. Nga klubi na kanë thënë se mund të marrim sot një përgjigje për të ardhmen. Trajneri na ka dhënë programe individuale për të punuar në shtëpi sa të kemi mundësi, sepse ata na kanë ndaluar të lëvizim jashtë për të mbrojtur veten. E vetmja dalje jonë nga shtëpia është të blejmë në supermarket.

Unë personalisht nuk kam udhëtuar për në Athinë, sepse nuk kam qenë në gjendje të udhëtoj jashtë vendit, por këto 14 ditë nuk dua të rrezikoj dhe të udhëtoj, sepse sigurisht që shëndeti është parësor. Së pari duhet të jemi qytetarë të vetëdijshëm”, është shprehur Rrumbullaku. /Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: