Connect with Us

Futbolli në kaos prej koronavirusit, Duka: Ja kur do e sjellim VAR-in në Superiore

Sport

Futbolli në kaos prej koronavirusit, Duka: Ja kur do e sjellim VAR-in në Superiore

Publikuar

-

Presidenti i  FSHF-së Armand Duka bëri me dije se Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s, ku dhe ai bën pjesë do të kryejë një tjetër mbledhje nëse përkeqësohet situata e shëndetit publik nga koronavirusi.

Pas vendimit të sotëm për shtyrjen e të gjitha aktiviteteve sportive në Europë, kreu i FSHF-së theksoi për emisionin “Fan Zone” të “Supersport” se pret nga UEFA vendimin për rinisjen e kampionatit në muajin
prill.

Për sa i përket kampionatit shqiptar, Duka shtoi se ndërprerja e kampionatit prej koronavirusit do të shkaktojë humbje të mëdha financiare.

Lidhur me aplikimin e sistemit VAR në Shqipëri, presidenti i FSHF-së u shpreh se synohet që në vitin 2022 të integrohet dhe në Kategorinë Superiore sistemi VAR.

“Rinisja e aktiviteve sportive – Patjetër që UEFA kërkoi mendimet e 55 shteteve anëtare për zhvillimin normal të aktiviteteve sportive. Presim që në prill të ketë një njoftim nga UEFA për rifillimin e aktiviteteve, gjithmonë nëse përhapja dhe kontrolli i këtij virusi, janë sipas parashikimit.

Dëmi financiar në futbollin shqiptar prej koronavirusit – Normale që nuk është mirë, por, gjithsesi, duhet ta përballojmë. Por, që do të ketë impakt ekonomik, patjetër që po. Ka pasur deri më tani, do të ketë edhe më shumë në të ardhmen, pasi po flasim për njerëz që futen në karantinë, punonjësit e kompanive, bizneseve, edhe futbollistët. Ka ndeshje të paluajtura, ka ndeshje pa tifozë. Ka impakt negativ, normalisht.

Sistemi VAR në Shqpëri – Ne kemi shtuar përgatitjet për sistemin VAR, që është pothuajse i detyrueshëm për të gjitha kampionatet. Kemi filluar trajnimet, kemi filluar projektin teknik të investimeve teknike, për IT, edhe sistemeve tjera, me objektivin që sezonin e ardhshëm, të vendosim në funksion këtë sistem dhe në 2022/23, të kemi VAR në të gjithë Superioren”, përfundoi fjalën e tij presidenti i FSHF-së Armand Duka për emisionin “Fan Zone” të “Supersport”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: