Sport
Problematiku i Tiranës thyen rregullat e izolimit, ja çfarë bën në rrugët e kryeqytetit (video)

Nën ankthin nga Koronavirusi, shumë aktivitete në vend janë ndërprerë. Mes tyre edhe futbolli, që nuk mund të bënte asnjë përjashtim. Kështu, futbollistët e Kategorisë Superiore kanë nisur vetizolimin sipas masave të marra ndaj Koronavirusit.
Mirëpo, të mësuar me aktivitet fizik të përditshëm, disa prej tyre e kanë të vështirë të zbatojnë me përpikmëri rregullat. Ndaj, shpesh ata kanë postuar në rrjetet sociale teksa kanë dalë për një xhiro me biçikletë. I fundit që ka ndjekur këtë trend ka qenë, Majkëll Ngo.
Sulmuesi i Tiranës, ka postuar një video ndërsa shijon muzikën dhe diellin në kryeqytetin e boshatisur. Megjithatë, pavarësisht se ka lënë shtëpinë, britaniku është treguar i kujdesshëm për të vendosur maskën e dorezat mbrojtëse për të shmangur çdo rrezik nga infektimi me COVID-19.