Connect with Us

Tirana me “dorë të hekurt” ndaj futbollistëve rebelë, ja çfarë u është kërkuar

Sport

Tirana me “dorë të hekurt” ndaj futbollistëve rebelë, ja çfarë u është kërkuar

Publikuar

-

Klubi i Tiranës ka shpjeguar për tifozët se si është situate aktuale sa i përket vijimësisë së sezonit nën kushtet e rrezikut të koronavirusit. Bardheblutë, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale bënë të ditur se po ndjekin udhëzimet që kanë dalë nga shteti shqiptar dhe sigurisht ato të UEFA-s që ka kërkuar që të gjithë kampionatet të mbyllen brenda datës 30 qershor.

Ndërkohë, klubi ka dërguar një mesazh të qartë edhe për ata futbollistë të cilët nuk kishin respektuar rregullat e vendosura nga shteti shqiptar për të evituar daljet e panevojshme, ndërsa postonin foto apo video ku ishin jashtë banesave të tyre. Bardheblutë bënë të ditur se u kishin kërkuar të gjithëve të qëndronin në shtëpi dhe të zbatonin planin stërvitor që u ishte dërguar.

NJOFTIMI

Sot është zhvilluar një mbledhje e jashtëzakonshme e komitetit ekzekutiv i UEFA-s ku nëpërmjet një video-konference me federatat antare është vendosur shtyrja zyrtarisht e çdo kampionati deri në normalizim të situatës. Ajo çka pritet të arrihet është mbyllja e çdo gare vendore deri më 30 qershor 2020.

Aktualisht Klubi Futbollit Tirana ka kërkuar lojtarëve dhe stafit të qëndrojnë në shtëpi ku ka shpërndarë një program individual për çdo futbollist që do të punojë gjatë kësaj periudhe. Nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të urojmë që kjo gjëndje të përfundojë sa më shpejt dhe gjithçka ti kthehet normalitetit!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: