Connect with Us

Tirana zbrazet në fund të sezonit/ 10 titullarë dhe Egbo… pa kontratë

Sport

Tirana zbrazet në fund të sezonit/ 10 titullarë dhe Egbo… pa kontratë

Publikuar

-

Tirana po shkon drejt titullit, por ndonëse kampionati është ndalur, më shumë se çështja e Koronavirusit, problem te bardheblutë mbeten kontratat e lojtarëve me klubin. Me hipotezën që kampionati do të luhet në qershor dhe ndoshta korrik, bardheblutë i gjen kjo situatë me më shumë se gjysmën e skuadrës pa marrëveshje. Më saktë janë dhjetë lojtarë që nuk kanë marrëveshje, ndërsa dy të tjerë, Ilion Lika dhe Gentian Muça kanë marrëveshjeve të veçantë me presidentin dhe marrëveshja e tyre varet drejtpërdrejt nga Refik Halili.

Pa kontratë – Në skuadër janë dhjetë senator që nuk kanë një kontratë për sezonin e ri. Duke filluar nga Tefik Osmani, Kristi Vangjeli, Erando Karabeci, Agustin Torasa, Uinful Kobina, Edon Hasani, Majkëll Ngo, Idriz Batha, e deri te Erjon Hoxhallari e Albi Doka janë të gjithë në pikëpyetje për sezonin e ri. Mësohet se disa prej lojtarëve me shumë gjasa ose nuk do t’u ofrohet marrëveshje e re ose do të jenë vetë futbollistët që nuk do të pranojnë marrëveshjen. Plani i Tiranës është të mbajë disa nga titullarët e këtij sezoni, mes të cilëve Bathën, Torasën, Kobinanë, Ngonë, Dokën dhe Hoxhallarin, ndërsa pjesa tjetër e ekipit është në pikëpyetje për sezonin e ri.

Argjentinasi Torasa dhe Batha kanë opsion rinovimin, ashtu si edhe me Ngonë. Problem janë Hoxhallari, Doka e Kobina që konsiderohen investime të klubit, ndërsa për të tjetër do të shihet hap pas hapi. Të gjithë lojtarët e mësipërm janë nga më të paguarit dhe rrogat e tyre variojnë nga 3000 deri në 8000 euro.

Pa trajner – Ndonëse Tirana është shumë pranë titullit dhe këtë sezon ka ndërruar tre trajnerë, për sezonin e ri nuk e ka një të tillë në fushë. Marrëveshja mes Emanuel Egbosë dhe Tiranës mbaron në javën e 36-të të kampionatit. Halili dhe Egbo duhet të ndajnë mendjen për sezonin e ardhshëm Në këto kushte, veç titullit që është pothuajse i hipotekuar, drejtuesit e Tiranës, duhet të ndërtojnë skuadrën nga e para. Sigurisht për titullin kampion…

Lojtarët pa kontratë sezonin tjetër

Tefik Osmani

Kristi Vangjeli

Erando Karabeci

Agustin Torasa

Uinful Kobina

Edon Hasani

Idriz Batha

Majkëll Ngo

Erjon Hoxhallari

Albi Doka

Pa kontratë

Emanuel Egbo

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: