Sport
Video/ Befason kapiteni Musolli, shikoni çfarë bën në shtëpi

Kapiteni i Kukësit, Besar Musolli ka shpërndarë një video në rrjetin social, ku shihet duke u argëtuar me djalin e tij të vogël.
Në videon e publikuar, djali i Musollit ka shërbyer si portier, por fakti se u hodh në kohë vonesë dhe në krahun e gabuar bënë që të pësonte gol nga babai i tij.
Musolli, i cili përfaqëson Kosovën, luan si mesfushor me skuadrën e Kukësit që prej vitit 2012 dhe ashtu si gjithë futbollistët e tjerë në Kategorinë Superiore ka gjetur një mënyrë për t’u argëtuar në një kohë kur në vend është ndalur pothuajse çdo gjë nga koronavirusi i tmerrshëm.
#Golneshtepi Qendro edhe ti ne shtepi!
Gepostet von F.K Kukësi Albania am Dienstag, 17. März 2020
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania