Connect with Us

“Bomba” e Moçkës: Shpresoj që kampionati të pezullohet dhe të nisë nga zero

Sport

“Bomba” e Moçkës: Shpresoj që kampionati të pezullohet dhe të nisë nga zero

Publikuar

-

Lojtarët, ashtu si edhe të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë, janë të izoluar në këtë moment për shkak të përhapjes së Koronavirusit në vendin tonë. Por përveç kërkesës nga qeveria, futbollistët kanë edhe këshillën e klubeve që të mos dalin nga shtëpia për të mos rrezikuar.

“Sport Ekspres” ka komunikuar me portierin e Flamurtarit, Shpëtim Moçka. Fatmirësisht gjendja e këtij lojtari është e mirë dhe në vendin tonë nuk kemi asnjë lojtar të prekur, shumë më ndryshe nga Anglia, Italia dhe Spanja. Ndërsa problemi i vetëm është pikërisht izolimi, një mbyllje në ambiente të vogla e cila duket e vështirë për këdo.

“Frikë nuk kemi, por po tregojmë kujdes. Duhet pasur kujdes nga e gjitha kjo situatë që u krijua nga Koronavirus. Mendoj se na duhet vetëm një rikuperim fizik, jo në aspektin psikologjik. Kjo pasi ishim në fazën e një kampionati që po shkonte drejt fundit dhe kjo ndërprerje ndikon shumë për pjesën fizike të lojtarëve.

Tek gjithsecili prej nesh, normalisht që e ka të vështirë që të rrijë gjithë kohën në shtëpi. Ne jemi mësuar që pjesën më të madhe të kohës që ta kalojmë jashtë. Tani po na duket vetja sikur jemi në burg me këtë karantinën”.

Teksa pytet për një skenar të ndërtuar nga mediat italiane, që kampionati të mbyllet dhe fituesi të shpallet bazuar në renditjen aktuale, por pa rrëzuar asnjë skuadër, Moçka ka pak besim për një gjë të tillë, megjithëse e shpreson, si zgjidhjen e vetme për të mbijetuar Flamurtari.

“Të jemi realist është shumë e vështirë pasi kanë mbetur edhe 10 javë nga fundi i kampionatit. Shpresoj të pezullohet dhe të nis gjithçka nga zero”, përfundoi Moçka.

Faktikisht presidenti i UEFA-s, Ceferin, u shpreh se nuk ka dhënë asnjë këshillë për mbylljen e kampionateve. Por flitet për këtë moment dhe gjithmonë merret parasysh përmirësimi i situatës nga COVID-19, që për momentin jo vetëm që nuk flitet, por në shumë vënde europiane “lufta” vetëm sapo ka filluar. Kampionatet duhet të mbyllen me patjetër në qershor, ndërsa nëse vazhdohet me praninë e Koronavirusit, atëherë UEFA do të detyrohet të jap një tjetër zgjidhje. /Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: