Connect with Us

Drejtori i Kukësit kërcënon Tiranën/ Të kalojmë këtë situate dhe do na shihni

Sport

Drejtori i Kukësit kërcënon Tiranën/ Të kalojmë këtë situate dhe do na shihni

Publikuar

-

Nderim Nexhipi ka folur për situatën në të cilën gjendet vendi, si ka ndikuar pauza te skuadra e Kukësit dhe objektivi pas rinisjes së kampionatit.

Në një lidhje direkte me “Fun Zone”, drejtori sportiv i verilindorëve u shpreh besimplotë se ekipi i tij ka të gjithë mundësitë për titullin kampion. Fillimisht analizoi situatën për COVID 19:

“Si për mua edhe për të gjithë shqiptarët, është një situatë e vështirë. Po e përjetojmë të gjithë për herë të parë. Por, besoj se këtu në Shqipëri reaguam shpejt me karantinën edhe pse është shumë e vështirë për të gjithë ne. Të mbajmë rregullat dhe të bëjmë më të mirat si çdo qytetar tjetër”, tha ai.

– Si do ndikojë pauza e kampionatit për lojtarët?
Të them të drejtën është një situatë e vështirë. Është pauzë e gjatë për lojtarët. Të gjithë lojtarët i kanë kushtet e domosdoshme. Është mirë për lojtarët që ishin të pezulluar apo të dëmtuar. Është një situatë e vështirë dhe duhet kohë që lojtarët të kthehen në nivelin më të mirë. Me atë që bisedova dje, kampionati duhet të mbarojë deri në 30 qershor. Kampionati ynë ka mbetur edhe 10 javë pa luajtur. Nëse kampionati ynë rinis në fund të prillit apo fillim të majit do të përfundonte normalisht.

– A u gëzuat për këtë pauzë dhe a ju penalizojnë nësë ndeshjet luhen pranë njëra-tjetrës?
Mendoj që ndërprerja e kampionatit erdhi në një moment kur nuk ishim mirë. Shpresoj që pas kësaj ekipi të reagojë sa më mirë kur të kthehemi. Kemi një skuadër të kompletuar dhe nuk varemi vetëm nga 11 lojtarë. Kemi pasur probleme me mungesat, kartonat. Futbollistët do të jenë aty për të dhënë në kontributin e tyre.

– Çfarë nuk funksionoi këtë sezon te Kukësi?
Unë s’mendoj se gjërat nuk kanë funksionuar. Mendoj që këtë ecurinë që pati Tirana, si kampionat kemi bërë kampionat të mirë pa marrë parasysh ndehsjet e fundit. Unë sezonin nuk e cilësoj që nuk ka qenë i mirë. Janë edhe 10 ndeshje e mund të ndodhë çdo gjë. Po luajmë një sezon ku nuk kemi praninë e publikut. Në ndeshjet e fundit s’kemi pasur fat me dëmtimet. Për mendimin tim, ekipi ka shumë kualitet. Ashtu si kaloi Tirana me atë ecurinë e vet, ashtu mund ta bëjmë dhe ne. Janë 9 pikë, por çdo gjë në futboll mund të ndodhë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Situata e jashtëzakonshme, reagon presidenti i Bylisit: Qeveria të na ndihmojë, lojtarët presin…

Publikuar

-

Nga

Edhe presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj i kërkon qeverisë shqiptare të  gjejë zgjidhje për ngërçin financiar të krijuar në futbollin shqiptar pas ndërprerjes së aktiviteteve sportive për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nëpërmjet një deklarate publike për mediat, Kapllanaj theksoi se duke filluar që nga lojtarët deri në instancat më të larta të klubit duhet […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Superliga shqiptare rrezikon ekzistencën, Laçi mesazh të drejtpërdrejtë FSHF-së

Publikuar

-

Nga

Klubi i Laçit ka ngritur zërin rreth situatës së vështirë financiare të krijuar në futbollin shqiptar prej koronavirusit, pasi në vendin tonë vazhdon gjendja emergjente e koronavirusit. Në një njoftim publik të klubit kurbinas i bëhet thirrje qeverisë shqiptare të gjejë zgjidhje për të lehtësuar klubet shqiptare nga barra e rëndë e detyrimeve financiare (tatim […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Presidenti i Sionit zbulon prapaskenat, ja pse e hodhi Lenjanin në mes të rrugës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i klubit të Sion, Kristian Konstantin, ishte ndër të parët që mori masa radikale për të shmangur krizën si pasojë e ndalesës së koronavirusit. Por nëse klubet e tjera shkurtonin rrogat e lojtarëve me anë të një akordi, ai i kaloi të gjithë në asistencë sociale, ndërsa shkarkoi direkt 9 prej tyre pasi e […]

LEXO TE PLOTE