Connect with Us

Ervin Skela: Nuk e dimë ç’do bëhet, ja ç’do ndodhë në Gjermani

Kombëtare

Ervin Skela: Nuk e dimë ç’do bëhet, ja ç’do ndodhë në Gjermani

Publikuar

-

Ervin Skela jeton prej vitesh në Gjermani. Ish-mesfushori po përjeton një situatë që nuk e ka hasur kurrë më parë, ashtu si të gjithë në këtë moment, kur dhe koronavirusi ka pushtuar Europën. “Jemi të izoluar në shtëpi.

Jam në Franfkurt aktualisht që po flasim, pasi këtu jetoj prej vitesh me familjen. Është një situatë e vështirë, nuk e dimë se çfarë do të bëhet…”, ka thënë fillimisht Skela në një bisedë për “Panorama Sport”.

Fantazisti që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të Kombëtares, tregon se kjo situatë emergjente që ka prekur edhe Gjermaninë, e ka një të mirë.

“Jam gjithë ditën në shtëpi me çunin dhe familjen, gjëra që janë më të rëndësishmet e jetës”, u shpreh 43-vjeçari vlonjat, i cili 90 % të karrierës së tij e ka në Gjermani si lojtar, duke qenë pjesë e ekipeve si Ejntraht Frankfurt, Arminia Bielefeld, Kaizerslautern, Energie Kotbus, TUS Koblnez, Union Berlin, Ezgebrige Aue, Valdhof Manheim dhe Chemintezer.

Gjithashtu Skela ka luajtur në Serinë A me Askolin, ndërsa në Poloni me Arka Gdynia. Në kampionatin shqiptar, ku dhe nisi karrierën si lojtar në vitin 1992, ka qenë fillimisht pjesë e ekipit të vendlindjes, Flamurtarit, e më pas për një kohë të shkurtër te Tirana./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E nis me fanellën e Shaqirit dhe e përfundoi me të tijën/ Ermir Lenjani bën sfidën e pamundur

Publikuar

-

Nga

Mesfushori anësor i Shqipërisë, Emir Lenjani, me anë të një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka dhuruar spektakël. Lenjani ndodhet aktualisht në karantinë, si dhe pa skuadër, pasi u largua nga ekipi zviceran i Sion. 30 vjeçari nga Prishtina, me videon e publikuar, tregoi formën e tij shumë të mirë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Sërish polemika, Rama kapet prap me kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po mundohet me çdo kusht të ndërgjegjësojë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të Koronavirusit. Kryeministri njihet edhe për batutat e tij të shumta, teksa shpesh herë ka përmendur edhe Kombëtaren në kohët e fundit, duke iu referuar pësimit të golave në minutat e fundit nga kuqezinjtë. Të […]

LEXO TE PLOTE