Connect with Us

Ibrahimovic nis betejën e madhe/ “Coronavirus”, vij unë te ti

Seria A

Ibrahimovic nis betejën e madhe/ “Coronavirus”, vij unë te ti

Publikuar

-

Zlatan Ibrahimovic vihet bë lëvizje. Italia është nj shtëpi e dytë për të dhe tani po vuan. Mijëra të prekur nga Coronavirusi dhe më shumë se 2 mijë të vdekur. Absolutisht një moment shumë i vështirë për vendin fqinj, që po lufton përditë për të shpëtuar sa më shumë njerëz.

Sigurisht Sistemi Shëndetësor është futur në kolaps dhe kërkohet ndihmë, në çdo aspekt. Klube futbolli, biznesmenë dhe lojtarë janë solidarizuar dhe kanë dhuruar të ardhura. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili njofton krijimin e një fondi për këtë qëllim. Sigurisht Zlatan nuk i lë batutat.

“Italia më ka dhënë shumë mua dhe në këtë moment dramatik dua t’i kthej pas edhe më shumë këtij vendi që unë e dua. Vendosa, së bashku me njerëzit që punojnë me mua, të krijojmë një fond për të ndihmuar spitalet dhe të përdor fuqinë time të komunikimit për ta përhapur mesazhin sa më shumë.

Është një çështje serioze dhe na duhet një ndihmë konkrete, kjo nuk ka të bëjë me një video. Unë mbështetem në bujarinë e kolegëve të mi, të të gjithë sportistëve profesionistë dhe të atyre që duan të japin një donacion të vogël apo të madh, sipas mundësive të tyre, për ta larguar këtë virus.

Së bashku mund të ndihmojmë realisht spitalet, doktorët dhe infermierët që punojnë duke mohuar veten çdo ditë, me synimin që të shpëtojnë jetët tona. Sot jemi ne ata që brohorasim për ta. le ta godasim të gjithë së bashku Coronavirusin dhe ta fitojmë këtë ndeshje. Dhe mbajeni mend këtë: Nëse virusi nuk shkon te Zlatan, Zlatan shkon te virusi”, shkruan suedezi.

Kick the CoronaVirus away

Italy has always given me so much and, in this dramatic moment, I want to give back even more to this country that I love. I decided, together with the people who are working with me, to create a fundraiser for Humanitas hospitals and to use my communication power to spread the message wider. It’s a serious issue and we need a concrete help that’s not just about a video.I count on the generosity of my colleagues, of all professional athletes and of those who want to make a small or large donation according to their possibilities, to kick this virus away. Together we can really help hospitals and doctors and nurses who selflessly work every day to save our lives. Because today we are the ones cheering for them!Let’s together kick the CoronaVirus away and win this match! And remember: if the virus don’t go to Zlatan, Zlatan goes to the virus!https://www.gofundme.com/f/kick-the-virus-away

Gepostet von Zlatan Ibrahimović am Mittwoch, 18. März 2020

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: