BundesLiga
Kombëtarja e Gjermanisë me gjest të madh, ja sa milionë euro jep për luftën ndaj “coronavirus”

Lufta ndaj Coronavirusit është gjëja kryesore tashmë dhe të gjithë, sidomos në botën e futbollit po solidarizohen, duke dhënë edhe kontribut monetar për spitalet. Shumë klube italiane kanë reaguar, ndërsa së fundmi reagim vjen edhe nga Gjermania.
Lojtarët e Kombëtares gjermane të futbollit kanë dhuruar 2.5 milionë euro për të luftuar këtë virus të tmerrshëm. Lajmi është bërë i ditur nga Oliver Bierhoff, drejto administrativ i Kombëtares së pancerave.
“Më bëhet qejfi që Kombëtarja ka bërë këtë donacion prej 2.5 milionë eurosh për ndihmë të menjëhershme. Është një gjest i madh solidariteti”, është shprehur Bierhoff.
Në Gjermani janë konfirmuar mbi 12 mijë raste të prekurish, ndërsa për fat të keq ka edhe 27 viktima.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania