Connect with Us

Lajm i keq për Skënderbeun, ja çfarë pritet të ndodhë me Bregun

Sport

Lajm i keq për Skënderbeun, ja çfarë pritet të ndodhë me Bregun

Publikuar

-

Që nga merkatoja e janarit Skënderbeu është përgatitur të privohet nga shërbimet e Dejvi Bregut, por që nga ajo kohë e deri tani në gjysmën e dytë të muajit mars sulmuesi është akoma te korçarët. Drejtuesit e kanë pranuar publikisht se po punojnë për të arritur transferinimin e lojtarit më të mirë të tyre.

Para rreth dy javësh u zbulua se Bregu është pranë marrëveshjes me klubin suedez të Hamarbit dhe në pak ditë pritej të plotësoheshin të gjitha hallkat dhe të kompletohej kapërcimi i madh në karrierë i 23-vjeçarit. Megjithatë, tashmë gjithçka ka ngecur dhe Europa është e izoluar për shkak të koronavirusit, çka duket se ka ndikuar edhe në ngrirjen e negociatave mes dy klubeve.

Vështirësia për të mbyllur çështjen e dokumentacionit, por edhe të udhëtimit, ka bërë që ky operacion të shkojë drejt dështimit. Merkatoja në Suedi mbyllet pas rreth dy javësh, por situata e pandemisë sa vjen e përkeqësohet dhe e gjithë kjo anon për keq në kurriz të Bregut, por edhe të Skënderbeut. Në rast se ky operacion nuk mbyllet në këto 13 ditë korçarët rrezikojnë seriozisht ta humbasin Bregun pa nxjerrë asnjë përfitim financiar nga largimi i tij, pasi kontrata e sulmuesit përfundon këtë verë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE