Kombëtare
Manaj ekspert, dhuron spektakël me Barcelonën në… “Playstation”

Futbolli në Europë ka ndalur për shkak të Koronavirusit, teksa njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi të mbyllur për të stopuar përhapjen dhe rrezikun e infektimit. Një sfidë më vete tashmë, është edhe kalimi i kohës I mbyllur mes katër mureve, teksa futbollistët janë mësuar me aktivitet të përditshëm.
Megjithatë, në këto momente të vështira, një zgjidhje ideale për të “vrarë” kohën është teknologjia. Kështu, Rei Manaj së fundmi ka treguar në Instagramin e tij personal aftësinë në një nga video-lojërat më të dashura në Playstation, Fifa online. Sulmuesi që këtë merkato janari u bë pjesë e Barcelonës B, ndërsa në një ndeshje ishte pjesë edhe e ekipit të parë, duket mjaft i zoti në këtë fushë, teksa ka mposhtur fillimisht Olger Merkajn i cili aktivizohet në Itali me skuadrën e Breno.
Ndërkohë, të njëjtin fat si 22-vjeçari e kishte edhe mesfushori i kombëtares, Klaus Gjasula. Manaj triumfoi sërish, ndërsa bie në sy se sulmuesi kishte zgjedhur Barcelonën, ndërsa dy kundërshtarët e tij, Mançester Sitin.