Connect with Us

“Mos më shihni me sy të keq, deri më sot kam ndërruar 4 hotele”, rrëfehet Gega: Mos më quani si armik në Shqipëri

Sport

“Mos më shihni me sy të keq, deri më sot kam ndërruar 4 hotele”, rrëfehet Gega: Mos më quani si armik në Shqipëri

Publikuar

-

Skënder Gega ka nënshkruar me skuadrën e Al Faisaly dhe sot ka treguar prapaskenat e aventurës së tij të re.

Trajneri kampion në Shqipëri tashmë do të drejtojë një tjetër ekip kampion në Arabinë Saudite. Ai ka folur për situatën e krijuar nga Coronavirusi dhe më pas falënderoi menaxherin e tij Ilir Halilin për të cilin tha fillimisht:

“Në radhë të parë uroj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt sepse është situatë që askush s’e di si do shkojë. Sa më pak të preken dhe sa më pak jetë njerëzish. Secili nga ne të ruajë veten dhe atë që duam shumë. Rregullat janë gjë e madhe. Është një luftë që nuk shihet. Këtu në Jordani, në fakt, është e vërtetë se menaxheri im, më mirë miku im, kam kohë që bashkëpunoj me të. Për Shqipëri, klubet e kanë zgjidhur vetë kontaktet, lidhjet dhe lojtarëve, kanë filluar t’i bëjnë vetë të gjitha. Me menaxherin Ilir Halili kam qenë në kontakt. Vjet në janar, kur drejtoja Partizanin kisha një ofertë në Arabi. Në qershor erdhi një ofertë tjetër”.

– Çfarë duhet të bëjnë trajnerët shqiptarë? Çfarë ndodhi me firmën në Jordani?
Janë shumë të rëndësishme kontaktet me botën. Unë besoj se trajnerat shqiptarë kanë ndërkuar një strukturë, një imazh më i mirë dhe të punohet më mirë në këtë drejtim përmes lidhjeve me menaxherët. Siç duan të shkojnë futbollistët në një kampionat më të mirë, pa ndihmën e këtyre menaxherëve. Oferta e parë që kisha e nënshkrova menjëherë së bashku me ndihmësit e mi, Thaçin dhe Ristanin. Kur arritëm në Jordani, gjërat ishin ndryshe nga se mendonim. Dhe ishte këmbëngulja e Halilit na bëri që të ktheheshim.

– Po ekipi në Arabi me të cilin ke firmosur?
Tani ka ardhur kjo oferta tjetër. Është ekip kampion, me shumë histori. Besoj se jam në vendin e duhur. E kam firmosur para dy ditësh. Unë kur u nisa nga Tirana, e kisha të pamundur të shkoja në Amerikë sepse Trump dha urdhër që s’mund të shkohej nga Europa. U morëm vesh shumë shpejt me menaxherin. Kur erdha këtu, ndryshoi situate. Erdha në mëngjes dhe pasdite u prezantova me klubin. Të nesërmen fillova punën. U mbyll çdo gjë papritur. Unë deri më sot kam ndërruar katër hotele sepse ka dhënë urdhër qeveria të mbyllen. Është një situatë, megjithatë jam mirë. Është diçka që do kalojë dhe shpresoj që të kalojë sa më parë.

– A e keni krijuar stafin tuaj Teknik?
Stafin Teknik, ngaqë erdha shpejt, kisha kërkesat e mia dhe jam mbështetur. Ka kaluar vetëm një ndeshje sepse këta kanë marrë pjesë në Kupën e Azisë. Është vetëm një javë, kanë barazuar në një takim. Nëse kthehet normaliteti do të jetë një punë e dyfishtë. Nuk mund të them asgjë, por do të bëj të pamundurën për të marrë në stafin tim miqtë e mi, siç janë dhe profesionistë.

– Cilin futbollist do të merrje nga Shqipëria?
Një futbollist që do të preferoja, s’është punë zemre. Varet nga kërkesa e klubit, ku ka nevojë. Jo çdo lojtar i mirë do të përshtatej në një kampionat tjetër. Do ia lëmë kohës, step by step. Duhet t’i shohim gjërat. Nëse më jepet mundësia, do bëja çmos që çdo lojtar që e Meriton do e sillja këtu. Tani për tani asgjë.

– Pse nuk nënshkrove me Kukësin?
Njeriu fillon të mësojë kur kalon një moshë. Unë s’dua t’i kthehem gjërave mbrapsh. Klubet bëjnë biseda. Çdo klub në Shqipëri, bëjnë kërkime, bëjnë pazare jo në kuptimin të keq të fjalës. Edhe në Jordani kur kam arhdur unë ka pasur kërkesa për të ardhur me pagë më të vogël se unë. Në Shqipëri jam ulur me përfaqësuesit e Kukësit, secili i bën zgjidhjet në mënyrën e vet. S’kam armik në Shqipëri dhe shpresoj që gjërat të shkojnë mirë. Nuk kanë pse ta shohin Skënder Gegën me sy të keq. Nuk është për të lënë derë hapur. Kam biseduar me Nexhipin dhe presidentin Gjici. Vendimi ka qenë i tyre dhe unë e kam respektuar. Jam këtu tani dhe me dëshirën e mirë, shpresoj që gjërat të shkojnë mire”, përfundoi ai për “Fun Zone”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: