Connect with Us

“Ndalja e futbollit është goditje e madhe”, ylli i Partizanit: Duhet të …

Sport

“Ndalja e futbollit është goditje e madhe”, ylli i Partizanit: Duhet të …

Publikuar

-

Kategoria Superiore është ndalur, teksa futbollistët qëndrojnë në vetëizolim. Fantazisi i Partizanit, William Cordeiro Melo ka reaguar në rrjetet sociale, teksa e ka quajtur ndaljen e futbollit si një goditje të madhe por të domosdoshme.

Kampion me të kuqtë, Melo tregon se i është nënshtruar stërvitjes individuale, duke qenë gati. Gjithashtu për situatën e Covid-19, numri 26 i Demave thekson se duhet të respektojnë procedurat për t’i dhënë fund kësaj situate.

“Futbolli u ndal dhe kjo është një goditje për të gjithë ne. Sidoqoftë, kjo masë është jashtëzakonisht e nevojshme. Parandalimi është arma jonë më e madhe kundër Coronavirusit.

Ne duhet të jemi përgjegjës dhe të mendojmë për shoqërinë. Sa më shpejt të largohemi, aq më shpejt bashkohemi. Momenti na kërkon të qëndrojmë në shtëpi, me familjarët tanë, të sigurt nga ekspozimi dhe ndotja, duke pritur që kjo periudhë të tejkalohet.

Mos harroni: Karantina nuk është pushim. Ne do të respektojmë procedurat e agjencive shëndetësore, sepse kjo betejë është gjithashtu përgjegjësia jonë. Kujdesuni! Dhe sigurohuni, sepse të gjitha këto do të kalojnë, futbolli do të kthehet dhe gjithçka do të jetë mirë. Ne jemi bashkë!”, u shpreh Cordeiro.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: