Connect with Us

“Nuk dua titull në tavolinë”/ Drejtori i Tiranës flet nga karantina

Sport

“Nuk dua titull në tavolinë”/ Drejtori i Tiranës flet nga karantina

Publikuar

-

Arbi Laçi ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Fan Zone” në Supersport për situatën në të cilën gjendet vendi dhe kampionati në Shqipëri.

Drejtori sportiv i Tiranës u pyet nëse është dakord që tituli kampion të shpallet në këto momente. Por, ai u shpreh se nuk do të donte tituj në tavolinë.

“Shpresoj sa më shpejt të kemi futboll të luajtur. Besoj dhe shpresoj të gjendet një zgjidhje. Së pari të dalim nga shtëpia dhe më pas të rinisim për të luajtur futboll. Primare për momentin është të fitoje jeta ndaj kësaj Pandemie grobale. Uroj që mos të flasim shumë për një titull të fituar në tavolinë po për kalendarin e radhës”, tha fillimisht ai.

Si e sheh drejtori i Tiranës këtë sezon futbollistik? Laçi ka një përgjigje dhe nuk ngurron të bëjë edhe batuta teksa thotë që tifozët të mbyllur në shtëpi të shohin ndeshjet e bardhebluve. Gjithashtu tregon se lojtarët kanë një program stërvitje, por që sigurisht nuk do të mjaftojë.

“Do donim që ky kampionati të mos mbaronte kurrë. Po me shumë emocion do të sugjeroja ndeshjet tonat të këtij viti, edhe për pak batutë. Është një realitet që s’kemi çfarë bëjmë. Do shohim seriale, do stërvitemi në kushte shtëpie. Skuadra është pajisur me programe individuale. S’na kishte ndodhur kurrë, por duhet të qëndrojmë në shtëpi”, shton më tej.

Është folur shumë që të ketë një ndeshje Play-Off për të përcaktuar fituesin e titullit kampion të këtij sezoni. Sërish drejtori i Tiranës është kundër kësaj, por shpreson që situata të shkojë drejt normalizimit.

“Play-Off? Kam ndjekur me vemendje mediat sa përket fundit të sezonit. Si mund të arrihet atje, me specifika të ndryshme. Gjithësecili ka kalendarin e vet. Personalisht besoj dhe shpresoj që të rikthehemi sa më parë në fushë. Të bëjmë lojën që kemi bërë deri më tani dhe më pas te 100 vjetori se po afrohet shumë. Megjithatë do të jetë një vendim i FIFA-s për të gjithë, nëse vendoset ashtu”, shprehet drejtori i Tiranës.

Në klubin bardheblu, shumë lojtarë u përfundojnë kontratat në këtë përfundim të sezonit, pra në 30 qershor. E për këtë Laçi tregon se është një plan me shtyrje afati 2-mujorshe, si aneks i kontratës.

“Finalja e Kupës së Shqipërisë u spostua në fillim të qershorit. Kontratat janë të ndryshme, ka klauzolat e tij. Por, duke qenë se është një rast i paprecedentë, ekziston mundësia për një aneks në kontratë me të njëjtat parametra siç janë tani”, përfundoi ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: