Connect with Us

Rrëfimi i pabesueshëm i “kasapit”/ Ndërhyrje me rotacion për të ndalur Messin

Sport

Rrëfimi i pabesueshëm i “kasapit”/ Ndërhyrje me rotacion për të ndalur Messin

Publikuar

-

Felipe Melo nuk e fsheh admirimin e tij për Lionel Messin. Në një intervistë në Clarín, mesfushori aktual i Palmeiras (dikur ka luajtur për skuadra të tilla si: Mallorca, Racing Santander, Almería, Juventus dhe Inter), me sinqeritet zbulon shumë aspekte të jetës së tij personale dhe profesionale. Dhe në mesin e tyre është historia e tij për mënyrën se si duhej ndalur në fushë Lionel Meassi, për të absolutisht më i miri në botë. E vë “Pleshtin” edhe para Pelesë, dhe kur e bën një brazilian, duket alogjike.

“Messi, më i miri në botë? Është më i miri në histori. Nuk mund të them asgjë për Pelénë, sepse nuk e kam parë të luajë. Dhe nga Maradona kam kujtimin e Kupës së Botës të vitit 1990, kur Argjentina mposhti Brazilin me golin e Caniggias. Njerëzit në Brazil thonë se Zico është më i miri, por hera e parë që e pashë të luante ishte në lamtumirën e tij, në Maracanã. Pra, nuk mund të them që Pelé, Maradona ose Zico janë fenomene për mua. Të shohësh Messin të luajë është e jashtëzakonshme. Më shumë se Cristiano Ronaldo, sepse Cristiano mund të shënojë 5 gola, por Messi shënon 5 dhe gjithashtu bën që shokët e tij të skuadrës të shënojnë gola, kështu që ai është më i kompletuar”.

Melo tregoi një histori të pabesueshme për mënyrën që kishin zgjedhur futbollistët e Brazilit për të ndalur “yllin” argjentinas në një duel mes dy përfaqësueseve kryesore latino-amerikane.

“Ai (Messi) është një lojtar unik. Kur ne, me ekipin brazilian, kemi luajtur kundër tij, vendosëm: duhet ta godasim nga një herë secili, pra të bëjmë ndërhyrje të gabuar me rotacion. Ishte shumë e vështirë, një futbollist të tillë nuk mund ta markosh. Nuk po them se vendosëm ta godisnim për t’i thyer këmbën , por për të bërë faull taktik, që të ulnim ritmin e tij dhe të qetësonim lojën.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: