Sport
Sfida e letrës higjenike/ Bledi Shkëmbi e kalon provën me sukses (video)

Si shumë persona të tjerë, edhe Bledi Shkëmbi është i detyruar të qëndrojë i izoluar në shtëpinë e tij, në këtë kohë të vështirë të Koronavirusit.
Ish-kapiteni i Skënderbeut duket se po e shijon këtë moment me familjen e tij, teksa kjo shihet edhe në videot që ai ka postuar në profilin e tij zyrtar.
Shkëmbi i është bashkuar sfidave që janë duke u bërë virale në rrjetet sociale, siç është ajo me letër higjienike dhe ajo me “gol në shtëpi”.
Ish-trajneri i Teutës si fillim shfaq klas me letrën higjienike, teksa më pas së bashku me fëmijët e tij bën sfidën e golit, të cilën e kalon me sukses.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania