Sport
“Vije me armë ti, ndaj nuk protestoja”, ish-kapiteni i Teutës ngacmon ish-arbitrin e njohur

Teksa Kategoria Superiore është shtyrë, ish-protagonistët kanë kohë të kujtojnë kohët e vjetra. Një gjë të tillë ka bërë edhe Bledar Mancaku, ish-lojtari dhe tanimë pjesë e stafit të Teutës. Si një nga lojtarët më karizmatikë të asaj kohe, Mancaku ka “replikuar” në postimin e Ferdinand Hazisllarit.
Fotografi kishte postuar dje disa foto të vjetra nga ndeshjet e Superligës, teksa durrsaku Mancaku ka ngacmuar arbitrin Mentor Sopjani. “O Sopjan, e dinim që vije me armë para ndeshjes ti, prandaj të respektonin”. Nuk ka munguar as reagimi i ish- arbitrit, “Ku je o çun flori”, shkruan Sopjani. Mancaku nuk kursehet dhe i kthen përgjigje, teksa më herët i ka nxjerrë të “palarat” e armatosjes, sigurisht fjalë të thëna me humor.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania