Connect with Us

Coronavirusi gjunjëzon botën e futbollit, kostot janë kolosale

Sport

Coronavirusi gjunjëzon botën e futbollit, kostot janë kolosale

Publikuar

-

Futbolli është cilësuar një fabrikë ku qarkullojnë miliarda euro dhe ndërprerja e aktivitetit ka një faturë shumë të lartë financiare. Vetëm pesë kampionatet më të mëdhenj në Evropë sjellin 4 miliardë euro përfitime, ndërsa Champions League vlen rreth 3 miliardë euro, nga të cilat 2 miliardë i shpërndahen ekipeve pjesëmarrëse.

Pezullimi i futbollit, fakti që ende nuk dihet kur do të riluhet dhe rreziku që kampionatet të mos mbyllen, do të shkaktonin humbje të mëdha. Jo vetëm nga shitja e biletave, por edhe nga e drejta televizive dhe sponsorizimet. Për sa i takon përfitimeve, Premier League kryeson me më tepër se 1,2 miliardë euro, e ndjekur nga La Liga spanjolle, Serie A italiane, Bundesliga dhe Ligue 1 franceze.

Shifrat bien në mënyrë drastike nga bllokimi i futbollit, me humbje kolosale në arkat e klubeve. Edhe pse për klubet e mëdha bilanci negativ nuk është i ndjeshëm në shitjen e biletave, pasi nuk kanë më as kosto udhëtimi dhe akomodimi, problem mbetet aspekti komercial.


Nuk duhet harruar se klubet kanë kosto të bartura, siç janë rrogat e lojtarëve. Jo rastësisht, në Gjermani por edhe në ligat të tjera, klubet po mendojnë të gjejnë zgjidhje me shoqatat e lojtarëve për uljen e rrogave për këtë sezon. Situata e krijuar nga pandemia botërore rrezikon të krijojë një problem madhor likuiditeti për klubet, por edhe pengesa për merkaton.

Me fjalë të tjera, koronavirusi rrezikon jo vetëm sezonin aktual, por edhe të gjithë sistemin ekonomik të futbollit. Në një sfidë të tillë për të gjithë njerëzimin, me probleme tejet komplekse nga shëndeti te ekonomia dhe sporti, kërkohen zgjidhje të jashtëzakonshme. /A2news.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: