Connect with Us

Daja: Lojtarëve nuk iu dhashë plan, rrezikojmë gjashtë javë…

Sport

Daja: Lojtarëve nuk iu dhashë plan, rrezikojmë gjashtë javë…

Publikuar

-

Edhe në Korçë nuk mund të flitet më për futboll. Skënderbeu është shpërndarë dhe mbetet në pritje të fundit të këtij makthi. Trajneri Ilir Daja është munduar t’ua bëjë sa më të lehtë këtë periudhë karantinimi lojtarëve të tij, duke shmangur programet individuale apo dietat.

Për trajnerin e korçarëve tashmë rëndësi ka vetëm respektimi i këshillave që jep OBSH, ndonëse i druhet faktit që tejzgjatja e kësaj ndëprerje prej Koronavirusit, mund të detyrojë ekipin që të kryej një fazë përgatitore prej 6 javësh. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, Daja tregon përjetimin e tij në këtë kohë karantine.

Profesor, si vepruat në momentin që u vendos të ndërpritej futbolli i luajtur?

Në momentin e parë na u desh të përshtateshim me lajmin, pasi edhe kjo do kohën e vetë në një situatë kaq të jashtëzakonshme. Atë ditë kur erdhi lajmi për pezullimin e kampionatit, një pjesë e ekipit ishte grumbulluar në Durrës.

Direkt i njoftova lojtarët në grupin që kemi në “Whats app” dhe personalisht mora makinën dhe shkova të takoja presidentin Takaj, që të bënin të mundur shpërndarjen e pjesës tjetër të ekipit. Flas për ata që nuk kishin mjete private.

Lëvizën me taksi dhe mendoj se ishte zgjedhja e duhur për të evituar masat. Deri sa të ktheheshin në Korçë menduam që mos kishin kontakte me më shumë individë. Pjesa tjetër pastaj nuk erdhi fare në stervitje atë ditë. Dy ditë kemi komunikuar në grup.

I keni dhënë ndonjë program?

Të them të drejtë jo. U kam dhënë vetëm një porosi. Pra, të kujdeseshin për veten dhe njerëzit e dashur. Ky është mesazhi i vetëm në këto çaste, për të evituar përhapjen e këtij virusi, në mënyrë që dëmet të jenë sa më minimale.

Sa kohë mund t’i duhet ekipit që të rikuperohet kur t’i riktheheni normalitetit?

Gjithçka varet nga ditët që do të jetë i ndërprerë aktiviteti. Sa më pak ditë, aq më i thjeshtë do të jetë rikuperimi. Por nëse zgjat aq shumë, që uroj të mos ndodhë, duhen 4 deri në 6 javë.

Pra, duhet një fazë e mirfilltë përgatitore?

Po, patjetër. Nëse kjo gjë do të zgjas më shumë se një muaj, duhet fazë. Paralele nuk heqim dot. Kam lexuar dhe dëgjuar shumë këtë kohë, që filan ekip nga filan shtet i ka dhënë program individual lojtarëve.

Por, po flasim për ata futbollistë që në shtëpitë e tyre mund të kenë edhe palestra, të cilat të ndihmojnë për të kryer aktivitet fizik. Por, mos harroni që në vendin tonë jo të gjitha i kanë këto kushte. Ka nga ata që banojnë me familjarët dhe në apartamente 1+1. Ndaj, si mund të ketë hapësirën për të kryer programin, në një kohë që duhet të ketë parasysh edhe higjenën, që është kaq parësore në këtë kohë.

Po dietat?

As ndaj dietave nuk jemi orinetuar apo këshillave për peshën. Në situatën që jemi, primar është shëndeti dhe ndjekja e keshillave nga OBSH për të rritur imunitetin, ndaj nuk mund të respektohet asnjë dietë sportive.

Ju a po e respektoni karantinën?

Si trajner dhe udhëheqës i një grupi, më mbetet mua i pari për detyrë që të jap shembullin më të mirë. Po, e respketoj, thuajse nuk po dal fare nga shtëpia. Përveç rasteve kur më duhet të shkoj të bëj pazaret e nevojshme.

Ju vjen keq që prej situatës së Covid-19, mund të vonoj edhe një vendim prej Gjykatës Federale në Zvicër?

Ne jemi munduar edhe para kësaj situate që të jemi të përqendruar, të japim dhe marrim maksimumin sportivisht. Klubi ka pajtuar një zyrë juridike dhe janë ata që merren me pjesën tjetër. Çdo institucion është në “stand by”, ndaj rëndësi ka t’i rikthehemi jetës normale, e më pas futbollit dhe të gjitha të tjerave me radhë.

Në varësi të dinamikës do veprojmë dhe ne. Por, në të mirë të futbollit shqiptar, është që të vijë një përgjigje pozitive prej Gjykatës Federale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: