Connect with Us

Kriza nga koronavirusi, ja kampionati dhe skuadrat që humbasin më shumë

Sport

Kriza nga koronavirusi, ja kampionati dhe skuadrat që humbasin më shumë

Publikuar

-

Anulimi i 5 kampionateve kryesorë në Europë për shkak të koronavirusit do të sillte dëme kolosale në ekonomi. Studioja e njohur KPGM ka bërë një përllogaritje dhe rezulton se mbyllja përfundimtare e futbollit do të kushtonte 4 miliardë euro, para të cilat vijnë nga marketingu dhe nga të drejtat televizive. Këto të fundit mbajnë peshën më të madhe të ekonomisë së futbollit.

Sipas studimit, kampionati që do të kishte më shumë humbje do të ishte ai anglez, me 1.2 miliard euro. Të drejtat televizive në Premier Ligë paguhen më shumë se në kampionatet e tjerë dhe kjo është një nga arsyet. La Liga do të renditej e dyta, me humbjet që shkojnë në 1 milard euro.

Përsa u përket skuadrave, Reali i Madridit dhe Mançester Junajtid do të ishin më të prekurat sepse janë më të ndjekurat dhe marketingu i tyre është një makineri që prodhon para. Por UEFA ka besim se situata do të përmirësohet dhe kampionatet do të përfundojnë. Në rast të kundërt mund të ketë një nderhyrje drastike për përgjysmimin e rrogave të futbollistëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: