Connect with Us

Mavraj: Gjermania shumë mbrapa me masat, edhe pa koronavirusin nuk e kemi të sigurt jetën

Kombëtare

Mavraj: Gjermania shumë mbrapa me masat, edhe pa koronavirusin nuk e kemi të sigurt jetën

Publikuar

-

Futbolli ka ndaluar thuajse në të gjithë botën. Koronavirus, jo vetëm që ka shtuar frikën  te njerëzit, por edhe ka ndalur së rrotulluari sferën e lojës më të ndjekur në botë.

KJo ndalesë nuk i bën mirë lojtarëve dhe ekipeve, përkundrazi iu ul ritmin dhe formën e arritur deri më tani, por një prej kuqezinjve po e shfrytëzon më së miri ndalesën. Sigurisht pa dëshirë. Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, ekskluzivisht për “Panorama Sport” tregpn periudhën e rikuperimit, nga një dëmtim muskulor në javën e parë të muajit shkurt.

Qendërmbrojtësi analizon ndikimin në futboll, formën e Kombëtares si dhe ka  një ëprshrim për një nga lojtarët shqiptarë më të përfolur të momentit Marash KUmbullën. “SHpesh shoh veten tek ai”, thotë ndër të tjera kapiteni i Komëtares në një intervistë për gazetën.

– Mërgim si je?

Përshëndetje! Në përgjithësi jemi mirë.

– Si është situata me Koronavirusin në qytetin ku jeton?

Unë personalisht jam në një periudhë rikuperimi per dëmtimin që kam pësuar disa javë më parë. Në fakt, për vetë dëmtimin që kam, kjo periudhë pushimi në aspektin tim personal është mirë, sepse të gjithë kanë ndlur dhe kam mundësi të rikuperohem e të mos humbas asnjë ndeshje. Ama situata në përgjithësi me virusin, është si të them… e pakapshme.

– Pse?

Më duket se ne këtu në Gjermani jemi mbrapa në krahasim me të gjithë. Sepse në Itali, Spanjë, Francë, Zvicër, edhe në Shqipëri kanë ndërmarrë vendimet e duhura kurse ne jemi shumë të lirë.

– Asnjë masë nuk është ndërmarrë në Gjermani?

Sot është dita e parë që kanë nisur të mbyllen dyqanet. Por nuk kemi asnjë pengesë të madhe. Vetëm frika e njerëzve. Kjo është një gjë normale që njerëzit të kuptojnë në thellësi që nuk është vetëm fakti që ne të mos jemi të sëmurë. Duhet që të kuptojmë se qëllimi kryesor është të mos ja ngisim dikujt tjetër. Kjo është sfida këtu në Gjermani që njerëzit të njohin rrezikun që i shkaktojnë të tjerëve.

– Në cilën fazë është rikuperimi juaj për dëmtimin?

Kam përfunduar fazën e vrapimeve. Vrapimet e lehta dhe vrapimet e gjata. Nga dje kam nisur që të përdor edhe topin, të stërvitem me ushtrime me top.Besoj që pas një jave, nëse ekipi do rinisë stërvitjen, mund të bashkohem më të. Por për të qenë në formën e duhur dhe për ta kaluar dëmtimin përfundimisht, besoj do të më duhen edhe 2 – 3 javë.

– Sa ndikon te ju futbollistët kjo situatë, në aspektin psikologjik, kur e gjithë bota është në një situatë paniku dhe frike?

Unë besoj se çdo lojtar e ka mënyrën e tij personale për të përballuar situata të tilla. Jo vetëm për lojtarët, por për të gjithë, edhe te zyrtarët e ekipeve, federatave, fokusi dhe mendimi kryesor do të jetë te shëndeti i njerëzve. Të gjithë drejtuesit, ndoshta edhe kapitenët e skuadrave, kanë shumë përgjegjësi në këtë situatë.

Disa pranojnë, disa nuk pranojnë që të bëjnë testin. Ama në momentin që nuk e bën testin dhe infekton një të moshuar, është përgjegjësi shumë e madhe. Përgjegjësi jo vetëm për të ditur kush është dhe kush nuk është i infektuar, por edhe përgjegjësinë nëse duhet të dalë apo jo jashtë.

Kemi një përgjegjësi shumë të madhe dhe e harron shumë shpejt fubollin, ndeshjet apo gjendjen ekonomike të skuadrave. Këto ditë, mua më duket si gjendje lufte dhe në këtë kohë, normalisht që solidariteti me njëri-tjetrin duhet të jetë qëllimi primar.

– Të gjithë po përjetojnë gjendje frike. Po ju?

Dikush ka më pak, dikush më shumë. Dikush blen shumë ushqime dhe mbyllet në shtëpi, kjo është mënyrë personale e secilit për t’u përballur me situatën. Në përgjithësi ne, familja dhe shtëpia jonë, kemi frikë vetë Zotin. NËse Zoti na e cakton kthimin tek ai, s’ka asnjë virus dhe asgjë që mund të na ndalojë dhe të mund të na e shpejtojë kthimin. Kështu që shpresa dhe besimi janë te Zoti. Këto gjëra kanë ndodhur edhe më parë, ka pasur gjithmonë sëmundje. Vdekja ka ekzistuar, e ndaj nuk është asgjë e re në sytë e mi. Ne edhe pa koronavirusin, asnjë sekondë nuk e kemi të sigurt. Mundësia për të ndërruar jetë nuk është më e madhe tani, por është gjithmonë reale.

– Mërgim, në aspektin sportiv, sa mund të ndikojë ky stopim në formën e lojtarëve dhe të ekipeve?

Ndikon shumë! Çdo lojtar që ka pushuar një dy apo tre javë, e humb ritmin. Çdo lojtar e ka dhe për këtë, ndoshta niveli i ndehsjeve mund të ulet disi në momentin e rikthimit të kampionateve. Mirëpo, çdokush e ka në mendje këtë fatkeqësi dhe nuk besoj se është në favor të dikujt dhe disfavor të dikujt tjetër.

– Vetëm aspekti fizik do të ketë ndikim, po për atë psikologjik a mund të flitet?

Niveli fizik sigurisht që po, por ndoshta edhe për kokën. Do të jetë e vështirë që lojtarët të rifuten në mes të sezonit, sepse po bëjnë vetëm pushim, jo fazë dhe do të rikthehen direkt me ndeshje.

– Në shumë vite karrierë, a keni provuar stuata të tjera të vështira ndalese të gjatë në futboll?

Jo, Jo. Besoj se për të gjithë ne kjo është një situatë shumë e veçantë. Normalisht që një lojtar, gjatë karrierës së tij mund të ketë dëmtime, mund të kalojë një sëmundje, mund të ketë ndonjë rast fatkeqësie në familje dhe pushon një apo dy javë, mund të ketë ndonjë aksident, por mënyra se si po ndodhin gjërat tani…

– Çfarë doni të thoni?

Nuk është se pushon vetëm futbolli, por nuk e dimë se si do të vazhdojë më pas. Klubet nuk e dinë se si e kanë gjendjen financiare. Nuk dinë nëse do rivazhdojnë kampionatet dhe nëse po, kur? KUsh bëhet kampion apo si do jenë verdiktet e sezonit… Janë shumë gjëra që nuk i dimë. Është një pasiguri shumë e madhe dhe besoj se një situatë të tillë askush në botë nuk mund të thotë se “e kam përjetuar” apo që “e di zgjidhen ideale”.

– A ju mungon Kombëtarja?

Po, normal. Patjetër. Çdo lojtari nëse nuk grumbullohet një apo dy herë, i mungon Kombëtarja. Edhe atyre që e kanë lënë me dëshirë, ju mungon. Pra, po e shijove një herë ëmbëlsinë e Kombëtares, të himnit para ndeshjes, të mungon më tej gjithë jetën. Unë kam apsur disa dëmtime, e së fundmi prapë i dëmtuar, nuk isha me fat.

– Duket si një rifreskim brezash?

Shyqyr që kemi çuna të rinj, lojtarë të rinj që po vijnë çdo repart, jo vetëm në mbrojtje. E ardhmja e Kombëtares është në duar të shtrenjta, në duar të mira me cilësi shumë të lartë. Kështu që edhe nëse ndonjëherë nuk grumbullohem apo nuk luaj, nuk është problem i madh, por normalisht që më mungon shumë.

– Meqë përmendni të rinjtë, së fundmi Marash Kumbulla ka fituar vëmendjen e të gjithëve. Si i fushës që jeni, çfarë shihni tek ai?

Po, por edhe jemi stërvitur bashkë. E njoh atë dhe ka m parë shumë ndeshje të tillë. Shikoni, është shumë e vështirë që të japësh një përkufizim. Kjo, për vetë faktin se dikush thotë për shembull Mërgimi është i gatë, dikush tjetër që është i shkurtër. Dikush thotë që jam i shëndoshë e një tetër që jam i hollë. Mirëpo, për mua, cilësia kryesore e tij është qetësia.

– Tipar që e keni pasur edhe ju në karrierë…

Mua më duket, kur e shoh duke luajtur, sikur po shoh veten time. Edhe gjatë stërvitjeve, apo kur ishim në grumbullim, sjelljet e tij…

– Si ishte Kumbulla në grumbullim?

Shumë i urtë. Shumë i qetë, edhe brenda edhe jashtë fushe. Pasime shumë shumë të mira. Një lojtar me sytë dhe kokën lart kur e hap lojën. Jo më ashpërsi e forcë, por me shumë zgjuarsi dhe urtësi. Besoj se këto do të jenë atribute që do ta ngjisin atë lart e më lart. Besoj se kemi një të ardhme shumë të mirë në Kombëtaren shqiptare.

– Nga çfarë keni parë në ndeshjet e fundit të Kombëtares, a shihni se po ndërtohet një ekip për të arritur gjëra të rëndësishme apo ka ende mangësi?

Unë vetëm nga televizori mund t’i vlerësoj këto gjëra sepse nuk kam qenë i grumbulluar. Është thjeshtë mendimi im personal dhe nuk do të thotë se kam të drejtë, e di zgjidhjen ao q e kam çelësin e ndërtimit të skuadrës. Po e shohim të gjithë që Anglia, Holanda, Gjermani pra çdo skuadër, kanë ndërtuar ekipe të rinj me shumë talente dhe shumë cilësi. Dhe që aspekti i eksperiencës nuk është më aq i vlefshëm sa më parë. Mënyra e lojës, në përgjithësi në futboll është bërë më atraktive, më shumë në sulm. Por, varet edhe nga cilësitë dhe mundësitë që ka një ekip. Nga shpejtësia në krahë apo në sulm. Edhe ëpr shembull që trajneri apo njerëzit e federatës dëshirojnë të bëjnë një lojë atraktive, gjithçka varet nga materialit, cilësisë së skuadrës. Besoj se trajnerët e mëdhenj e kanë gjetur ekuilibrin mes dëshirës për të luajtur dhe mudnësisë.

– Po Shqipëria?

Kjo, për Shqipërinë, është një aspekt kryesor. Me lojtarët që kanë ardhur, me dëshirën e tyre besoj se mund të bëjmë hapin e radhës. Përfundimisht, se si duket suksesi, kualifikohemi ndonjëherë apo jo, përfundimi do të varet nga shumë rrethana. Edhe nga fati, caktimi i Zotit. Por kryesorja është që ne të bëjmë detyrat tona, të jemi shumë të vëmendshëm dhe të punojmë fort. Nrmalisht edhe ëpr të gjetur taktikën e duhur për materialin që kemi. KJo më uket se është çelësi i çdo skuadre.

– Pikërisht kjo e fundit është debatuar dhe diksutuar shumë. A e ka Shipëria kontigjentin për 3-5-2?

Në përgjithësi, kjo është pyetje filozofie, nuk është nëse kemi apo jo lojtarë. Italianët kanë shumë dëshirë për të luajtur kështu pasi sjell shumë siguri në repartin e mbrojtjes. MUa më duket pyetje ideologjie: Ke dëshirë që të fitosh apo ke dëshirë që të mos humbësh.

– Çfarë doni të thoni me këtë?

Të mos keqkuptohem. Edhe skemën 3-5-2 mund ta interpretosh shumë ofensive, por duhet të kesh njerëzit që e dinë ta luajnë. Dhe që ta interpretosh shumë ofensiv këtë skemë, kërkon shumë cilësi. Realisht, janë pak lojtarë në botë që e kanë fizionominë për të intepretuar krahët siç mendojnë trajnerët dhe për t’iu përgjigur atyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: