Connect with Us

Nexhipi karikon kuksianët: Ne besojmë te titulli

Sport

Nexhipi karikon kuksianët: Ne besojmë te titulli

Publikuar

-

Drejtori i Kukësit Nderim Nexhipi beson se skuadra verilindore i ka të gjitha mundësitë të fitojë titullin kampion, edhe ndodhet 9 pikë larg vendit të parë Tiranës.

I ftuar në emisionin “Fan zone” të Supersport, zyrtari i Kukësit shtoi se skuadra ka lojtarë që e meritojnë të gjithë të jenë titullarë.
“Shtyrja e kampionatit krijon kalendar të ngjeshur – Unë mendoj se kemi një organikë të plotë dhe jo vetëm 11 lojtarë. Mendoj se çdo lojtar i yni është i aftë të luajë në formacion, ndaj them se do ta përballojmë më së miri.

Rënia e Kukësit në 5 ndeshjet e fundit dhe shpresat për titullin kampion – Unë mendoj se kemi bërë një sezon të mirë dhe për një farë kohe ishim edhe të shkëputur në krye, por më pas erdhi Tirana, që po bën mjaft mirë dhe ka fituar shumë ndeshje radhazi, duke u shkëputur në krye. Besoj te titulli, pasi kemi edhe 10 javë për të luajtur, mes tyre edhe ndeshje direkte me Tiranën, ndaj nëse bëjmë edhe ne të njëjtën gjë si ata, duke fituar shumë takime radhazi, titulli nuk është i pamundur”, përfundoi drejtori i klubit të Kukësit Nderim Nexhipi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: