Connect with Us

Rezultoi pozitiv ne Koronavirus, rrëfehet sulmuesi shqiptar: Dy ditë para testit tallesha me shokët

Sport

Rezultoi pozitiv ne Koronavirus, rrëfehet sulmuesi shqiptar: Dy ditë para testit tallesha me shokët

Publikuar

-

Valdrin Mustafa, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, u bë futbollisti i parë shqiptar që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit. Lojtari i Hanoverit, i cili në të kaluarën ka luajtur për ekipet e moshave edhe të Shqipërisë, ka treguar se si mësoi për këtë infeksion të rreizkshëm në “Shqipëria LIVE”, duke përshkruar nga simptomat, te jeta e tij në izolim derisa të mposhtë virusin e rrezikshëm.

“Deri tani jam mirë, më dhemb pak koka dhe fyti po në përgjithësi jam shumë mirë. Dje nuk kam qenë mirë, kisha probleme frymëmarrje dhe temperaturë, pro tani jam shumë mirë. Kam patur problem me gjoks e fyt, fola me mjekët, më bënë testin dhe të martën në mëngjes mësova se jam pozitiv.

Nga e mora? Nuk di nga kush, besoj nga klubi duke luajtur. Jam tani te familja ime. Kur e mora vesh isha pak në panik, se isha në shtëpi. Isha pak në panik, po ishte normale, është një gjendje e rrezikshme për ne, të gjithë po flasin për të e me të jam unë. Kjo është si një grip, por kisha frikë për prindërit, babai bëri testin dhe doli negativ. Po presim testin e të gjithë familjarëve të tjerë.

Në fillim më dhimte vetëm fyti, pak koka, nuk kisha aspak temperaturë. Doja shumë të flija dhe thashë do më kalojë,. Kur më dhembi gjoksi, thashë diçka nuk është në rregull. Kisha rreth një javë që ndjeja simptoma. Unë tallesha me shokët e ekipit që kam koronavirus, por ishte realiteti. Të gjithë në klub janë testuar dhe sot ka dalë një tjetër pozitiv.

Të hënën kam bërë edhe vrapim 40 minuta dhe shkova në shtëpi, më dhimbte gjoksi, nuk mund të merrja frymë. Pastaj më thirri mjeku e më tha “kujdes, nuk e dime çfarë është” dhe një ditë më vonë më tha je pozitiv. Nuk kishte nevojë të shkoja në spital, erdhën mjekët në shtëpi më matën teperaturën. Duhet të kem kujdes se familjen e kam këtu, jemi të izoluar 14 ditë me gjithë familjen.

Vëllai im i madh ka dhimbje koke e fyti, por i ka ardhur testi negative, dy vëllezërit e tjerë nuk kanë simptoma. Testi i parë është shumë i rëndësishëm, duhet të bëj ditën e dhjetë një tjetër, duhet të vijë mjeku të më bëjë një test tjetër. Nëse është larguar kemi edhe 4 ditë karantinë, nëse nuk është larguar, do qëndrojmë edhe 10 ditë karantinë.

Shpresoj ta përballoj sa më shpejt, kryesorja është të mos I bjerë pleqve dhe prindërve. Ne qëndrojmë të ndarë, unë rri vetëm edhe për të ngrënë në dhomë. I mërzitur? Pak po, se kisha katër ditë pushim e thashë do rri me familjen. Por e kishte shkruar Zoti që dola pozitiv e tani do ia dalim.

Të gjithë tifozët e ekipit dhe kombëtares me kanë marrë në telefon e më kanë shkruar, më kanë thënë që do ia dalim bashkë”, tregoi Mustafa.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Situata e jashtëzakonshme, reagon presidenti i Bylisit: Qeveria të na ndihmojë, lojtarët presin…

Publikuar

-

Nga

Edhe presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj i kërkon qeverisë shqiptare të  gjejë zgjidhje për ngërçin financiar të krijuar në futbollin shqiptar pas ndërprerjes së aktiviteteve sportive për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nëpërmjet një deklarate publike për mediat, Kapllanaj theksoi se duke filluar që nga lojtarët deri në instancat më të larta të klubit duhet […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Superliga shqiptare rrezikon ekzistencën, Laçi mesazh të drejtpërdrejtë FSHF-së

Publikuar

-

Nga

Klubi i Laçit ka ngritur zërin rreth situatës së vështirë financiare të krijuar në futbollin shqiptar prej koronavirusit, pasi në vendin tonë vazhdon gjendja emergjente e koronavirusit. Në një njoftim publik të klubit kurbinas i bëhet thirrje qeverisë shqiptare të gjejë zgjidhje për të lehtësuar klubet shqiptare nga barra e rëndë e detyrimeve financiare (tatim […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Presidenti i Sionit zbulon prapaskenat, ja pse e hodhi Lenjanin në mes të rrugës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i klubit të Sion, Kristian Konstantin, ishte ndër të parët që mori masa radikale për të shmangur krizën si pasojë e ndalesës së koronavirusit. Por nëse klubet e tjera shkurtonin rrogat e lojtarëve me anë të një akordi, ai i kaloi të gjithë në asistencë sociale, ndërsa shkarkoi direkt 9 prej tyre pasi e […]

LEXO TE PLOTE