Connect with Us

“S’e kemi menduar titullin në tavolinë”, Shulku tregon planin e FSHF-së për këtë sezon

Sport

“S’e kemi menduar titullin në tavolinë”, Shulku tregon planin e FSHF-së për këtë sezon

Publikuar

-

Ilir Shulku ka folur për planet e Federatës Shqiptare të Futbollit për vazhdimësinë e kampionatit. Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së deklaroi se pas urdhrit, kur të jepet për te filluar kampionati, nuk do të ketë menjëherë ndeshje. Në nje prononcim për Gert Çarçanin, ai u shpreh se do t’i jepet kohë skuadrave për t’u stërvitur e me pas për të zbritur zyrtarisht në fushë.

“Ne kemi menduar një plan dhe shpresojmë që mos të jemi shumë gjatë në këtë situatë. Nuk do t’i themi klubeve sot dilni në stërvitje e nesër do luani ndeshjen. Kurrësesi kjo nuk ndodh. Ata do të kenë kohe të stërviten maksimalisht. Në dijeninë time të gjithë kanë marrë programet e duhura nga klubet e tyre. Dhe me aq kontakte sa kam dhe unë, di që po përgatiten, sigurisht me kushtet që kanë”, tha fillimisht ai.

I pyetur më pas nëse është menduar më e keqja, që situata të agravojë e të zgjasë shumë duke vendosur që titulli të jepet në tavolinë, Shulku deklaroi: “Ç’është e vërteta më të keqen s’e kemi menduar. Shpresojmë që të nisim për një periudhë afatshkurtër ndeshjet e verdikti perfundimtar të vendoset ne fushën e blertë”, tha ndër të tjera sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: