Sport
Video: Lojtarët e Laçit e kalojnë karantinën duke kërcyer mbi tarracë

Në një kohë kur koronavirusi ka paralizuar jetën në vend, futbollistët ashtu si pjesa tjetër e qytetarëve gjejnë mënyra të ndryshme për të kaluar kohën.
Përshembull lojtarët e Laçit, mbrojtësi shqiptar Rudolf Turkaj dhe sulmuesi brazilian Teko po luajnë me letra. Dy futbollistët laçianë jetojnë së bashku në shtëpi në kryeqytet.
E veçanta e lojës së tyre është se ai që humb duhet të kryejë dënime. Turkaj ka kërcyer këngën e famshme “Ai se tu pego”, ndërsa Teko ka festuar si francezi Grizman, ndërkohë videot janë kujdesur t’i shpërndajnë vetë ata për fansat e tyre.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania