Connect with Us

A do të kthehet te Tirana në verë? Jahmir Hyka ka një mesazh të qartë për bardheblutë

Sport

A do të kthehet te Tirana në verë? Jahmir Hyka ka një mesazh të qartë për bardheblutë

Publikuar

-

Jahmir Hyka ka bërë një rrëfim në mediat zvicerane, për të treguar më tepër sa i përket karrierës së tij. Teksa të gjithë prisnin një rikthim të tijin te Tirana, kjo nuk ka ndodhur. Madje në kryeqytet duhet të presin edhe më shumë, pasi nuk do të vijë as në merkaton e verës, pasi kërkon që të transferohet në Zvicër.

“Në Amerikë vitin e parë bëra një sezon të mirë edhe në aspektin personal më pas gjërat nuk shkuan mirë dhe zgjodha të largohesha, atje futbolli luhet shumë ndryshe nga Europa. Tashmë në vitin e fundit po luaj në ligën izraelite, në gjysmën e parë të sezonit isha pjesë e Maccabi Natanyas ndërsa gjatë merkatos së janarit firmosa me klubin e Ness Ziona i cili është një qytet me një popullsi prej 50,000 banorësh. Më përshtatet pasi më duhen vetëm 15 minuta nga atje për të arritur në Tel Aviv (kryeqytet). Dhe nga Netanja ku isha mund të arrihet në 40 minuta me makinë.

Probleme me besimin fetar? “Jo nuk kam pasur probleme personalisht, kam mësuar për problemet e tyre me muslimanët vetëm nga media. (Lufta, muslimanët, hebrenjtë )- Unë e përjetoj Izraelin ndryshe. Unë kam miq të mirë këtu, jeta ime është e mirë, siguria dhe moti janë të shkëlqyera. Futbolli izraelit është shumë teknik dhe mua më pëlqen. Por nëse një klub zviceran do të interesohet për mua gjatë verës unë jamë i gatshëm ti dëgjoj. Në verë jam lojtar i lirë. Dhe Zvicra është gjithmonë një mundësi për mua”, ka thënë Hyka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: