Connect with Us

Agjenti zbulon të ardhmen e Elseid Hysajt

Seria A

Agjenti zbulon të ardhmen e Elseid Hysajt

Publikuar

-

Verën e shkuar Elseid Hysaj ishte shumë pranë largimit nga Napoli, pas një sezoni shumë të vështirë, që kaloi nën drejtimin e Karlo Ançelotit. Me largimin e këtij të fundit në fillim të sezonit, Hysaj hyri përsëri në planet e klubit të Napolit, me Gatuzon, që vendosi ta hedhë në fushë dhe t’i japë besim.

Mundësinë që i dha trajneri i ri shkodrani e shfrytëzoi në maksimum, duke e kthyer besimin në vete dhe u bërë i rëndësishëm për Napolin. Deri para se të ndodhnin të gjitha këto Hysaj po shqyrtonte vetëm mundësitë e largimit, por që nga hyrja e 2020, Napoli ka treguar interes për të rinovuar me shkodranin kontratën që skadon në verën e vitit 2021.

Mario Xhufredi, menaxheri i Hysajt është shprehur skeptik rreth qëndrimit të shkodranit në Napoli, por në fund është vetë mbrojtësi që vendos. Siç raportojnë mediet italiane, Napoli ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me Hysajn. Ende nuk ka një marrëveshje, por theksohet se skuadra napolitane nuk e dëshiron largimin e Hysajt. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: