Connect with Us

Albi Alla: Në Kinë u rregullua gjithçka, por tani nuk kam me çfarë të shkoj

Sport

Albi Alla: Në Kinë u rregullua gjithçka, por tani nuk kam me çfarë të shkoj

Publikuar

-

Ndërsa Europa dhe pjesa më e madhe e botës po përballet me një valë të rëndë të infeksionit nga koronavirus, në Kinë situata po shkon drejt qetësimit, aq sa atje po planifikohet edhe rifillimi i aktiviteteve normale, përfshirë edhe kampionatin e futbollit. Një situatë që duket e pamendueshme për pjesën tjetër të botës dhe që ka vënë në vështirësi mbrojtësin Albi Alla. Futbollisti shqiptar është pjesë e Shaanxi Chang në Kinë dhe në teori duhet të shkojë të fillojë përgatitjen me pjesën tjetër të ekipit për fillimin e mundshëm të kampionatit.

Por siç tregon ai për VIP Sport, nuk është edhe aq e thjeshtë një gjë e tillë dhe fatmirësisht ka mirëkuptimin e klubit për faktin se është e pamundur të udhëtojë nga Europa. Gjithçka është e mbyllur dhe izoluar, ndaj Alla vazhdon përgatitjet individuale pranë familjes në Kretë, derisa të qetësohet situata edhe në kontinentin tonë.

Albi, po lexojmë se në Kinë gjërat i janë kthyer normalitetit dhe se tani po caktohen edhe datat për fillimin e sezonit të ri futbollistik…
Në fakt nuk ka ende një date konkrete, ka disa hipoteza. U fol për fillimin në gjysmën e muajit të ardhshëm, pastaj në maj, por besoj se mund të shtyhet derisa situata të jetë plotësisht nën kontroll atje.

Por situata duket e qetë, apo jo. Tani Kina duket si vendi më i sigurt në botë…
Po, ata thonë se është e qetë dhe në kontaktet e vazhdueshme që kam me persona atje duket e tillë. Nuk di të them se si është në të vërtetë pa shkuar atje.

Të kanë kërkuar të shkosh?
Gjatë kësaj periudhe kam qenë në kontakt vazhdimisht me klubin dhe më kanë thënë që të përgatitemi për fillimin e sezonit. Por problemi është se meqë është bllokuar gjithçka, nuk ka mënyrë për të shkuar në Kinë. Për të shkuar atje aktualisht me duhet të udhëtoj nga Kreta në Athinë, pastaj nga Athina në Tiranë, Tiranë-Stamboll, pastaj Stamboll-një qytet në Kinë e pastaj nga aty në një qytet tjetër ku do të jetë ekipi. E pamendueshme të bëhet një udhëtim i tillë në kushtet aktuale. Pastaj është edhe çështja e karantinës. Me rregullore, çdo shtetas që vjen në Kinë nga Europa tanimë duhet të futet dy javë në karantinë atje në një qendër që ta cakton shteti.

Si u zgjidh?
Fatmirëisht, sic ju thashë, janë të mirëkuptueshëm pasi i kanë kaluar vetë këto rrethana ekstreme. Ndaj është arritur në konkluzionin që të vazhdoj të qëndrojë këtu ku jam në Kretë, ku edhe mund të stërvitem më mirë e më lirshmërisht, sesa të kaloj ditë të tëra duke rrezikuar në aeroporte e pastaj në karantinë. Kur të sqarohet situata edhe atje me kampionatin, do të shohim si do të veprojmë.

E ndërkohë ti po qëndron në Kretë. Si është situate atje?
Po, jam pranë familjes time, stërvitem rregullisht këtu në shtëpi. Edhe këtiu situata është si në Shqipëri, ka shumë pasiguri, askush nuk di të thotë se çfarë po ndodh, ka edhe këtu të infektuar. Është një rrezik sidomos për prindërit e familjarët tanë, ndaj jemi të gjithë shumë të kujdesshëm në çdo gjë,

Ndërsa në Kinë thonë se e kanë mundur virusin…
Këtë nuk di ta them, edhe pse ata pretendojnë se e bënë një gjë të tillë. Për sa kohë që është në qarkullim, si mund të quhet i mundur? Mjafton një person dhe nis nga e para. Gjithçka është ende e paqartë për momentin, besoj se do të zgjidhet vetëm kur të gjejnë një vaksinë për të. Atëherë shpresoj ta lëmë të gjithë pas krahëve se çfarë ka ndodhur. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE