Connect with Us

Cikalleshi befason nga Turqia: Ja pse nuk e njohim ende karantinën

Kombëtare

Cikalleshi befason nga Turqia: Ja pse nuk e njohim ende karantinën

Publikuar

-

Pas një insistimi për të vazhduar, më në fund edhe Turqia vendosi pëndërprerjen e kampionatit, duke iu bashkuar Federatave të tjera në Europë pas përhapjes së koronavirusitNë Turqi prej vitesh luan sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, i cili aktualisht është pjesë e Akhisarspor nëLigën e Dytë.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai ka treguar situatën në qytetin e Izmirit, i njohur shumë në Turqi si një vend sizmik. Por, tashmë kemi të bëjmë me një pandemi dhe Cikalleshi rrëfen raportin enjerëzve me frikën dhe masat e marra. Bomberi 29-vjeçar ka shënuar tetë gola dhe asistuar dy herë në kampionat deri më tani, duke udhëhequr Akhisarin drejt rikthimit në elitën e futbollit turk.

E gjithë bota është e varur nga Koronavirusi në këtë moment. Në Turqi, keni luajtur deri pak ditë më parë, por më në fund u ndalua edhe aty futbolli… Si ka mundësi kaq vonë?

Të enjten (dje) u bë një mbledhje mes qeverisë turke dhe Federatës së Futbollit dhe u vendos që të shtyhet kampionati, siç ka ndodhur në të gjithë vendet e Europës. Normalisht, të gjithë klubet prisnin shtyrjen që javën e shkuar, por nuk u mor një vendim i tillë.

Në fakt, këtë javë pati një lumë kritikash nga të gjithë lojtarët. Të gjithë dolën edhe nëpër media me thirrjen për ta shtyrë futbollin, pasi në këtë periudhë është më i rëndësishëm shëndeti i gjithkujt.

Çfarë ju thanë në klub teksa po vijonit stërvitjet edhe në këtë periudhë?

Edhe në klub kemi folur shumë për këtë çështje, sepse siç dihet është një situatë e jashtëzakonshme. Fatmirësisht tashmë u mor vendimi për shtyrjen e kampionatit për një kohë të pacaktuar.

Çfarë do të ndodhë me stërvitjen, teksa do jeni të izoluar?

Do të kemi disa ditë pushim dhe më pas do të rikthehemi në stërvitje. Në fakt, këtu nuk jemi ende në gjendje karantine. Jemi në situatën ku duhet të kemi kujdes.

Keni dijeni për raste të prekurish nga virusi në qytetin ku jetoni?

Patjetër që si në të gjithë botën, edhe këtu janë në dijeni për rrezikun dhe situatën qëpo kalojnë të gjithë. Pavarësisht se nuk jemi të mbyllur në shtëpi, vihet re që njerëzit janë shumë të kujdesshëm. Në fakt, në Turqi numri i të prekurve po rritet dita-ditës, por njerëzit janë të qetë. Momentalisht, numri mëi madh i të prekurve është në Stamboll dhe nëAnkara. Në Izmir ku jetoj unë, situata ështëe qetë.

Nuk ka asnjë masë nga autoritetet vendëse për njerëzit?

Njerëzit dalin dhe lëvizin me kujdes. Shumica e kafeneve dhe restoranteve janë të mbyllura. Edhe qendrat tregëtarë punojnë me orare tëshkurtuara. Pra, ka një kujdes të shtuar.

Kur dilni në qytet apo deri të enjten në stërvitje, keni përdorur maska apo doreza?

Jo, as në qytet dhe as në stërvitje nuk i kemi përdorur. Të them të drejtën ne nuk e kemi ndjerë kaq shumë praninë e virusit në Turqi. Edhe në momentet që flasim bashkë nuk jemi në kushte shumë serioze të masave ekstreme. Sido që të jetë, kujdesin e kemi shtuar. Edhe në stërvitje, kemi treguar kujdes. Edhe në supermarkete. Edhe kur dalim në qytet, të cilat i kemi rralluar shumë, por patjetër me kujdes.

A keni një objektiv personal këtë sezonal për golat?

Objektivi im personal këtë vit është që tëshkojmë në Superligë. Momentalisht jemi vetëm dy pikë larg vendit të dytë, që na ngjitdirect në Superligë. Kemi bërë neshje shumëtë mira së fundmi, jemi afruar goxha me kreun. Dua ta ndihmoj ekipin, por nuk e kam realisht një shifër ekzakte për golat. Do tëdoja patjetër që të arrij një numër dyshifror golash. Kemi edhe disa ndeshje të mbetura deri në fund. Lufta është e forte, por së pari dua ngjitjen në Superligë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E nis me fanellën e Shaqirit dhe e përfundoi me të tijën/ Ermir Lenjani bën sfidën e pamundur

Publikuar

-

Nga

Mesfushori anësor i Shqipërisë, Emir Lenjani, me anë të një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka dhuruar spektakël. Lenjani ndodhet aktualisht në karantinë, si dhe pa skuadër, pasi u largua nga ekipi zviceran i Sion. 30 vjeçari nga Prishtina, me videon e publikuar, tregoi formën e tij shumë të mirë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Sërish polemika, Rama kapet prap me kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po mundohet me çdo kusht të ndërgjegjësojë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të Koronavirusit. Kryeministri njihet edhe për batutat e tij të shumta, teksa shpesh herë ka përmendur edhe Kombëtaren në kohët e fundit, duke iu referuar pësimit të golave në minutat e fundit nga kuqezinjtë. Të […]

LEXO TE PLOTE