Kombëtare
Edi Rama ironizoi Kombëtaren/ Odise Roshi nuk ia lë mangët, i kthen përgjigjen e merituar

Kryeministri Rama në daljen televizive ditën e djeshme për të folur rreth situatës së Coronavirus në vendin tonë, nuk nguroi të bënte një krahasim me Kombëtaren shqiptare. Duke I kërkuar njerëzve që të qëndronin në shtëpi Rama u shpreh “Mos të bëhemi si Kombëtarja, që ha gol në minutat e fundit dhe mban gjithçka mirë në fillim”. Një koment ky I cili solli direkt reagimin e mbrojtësit të Kombëtares Mërgim Mavraj, i cili me ironi etiketoi Ramën duke thënë se “politikanët të çojnë në Europë Shqipërinë, ashtu siç bëri Kombëtarja”.
Replikat duket sesa kanë filluar teksa së fundmi është Odise Roshi, ai I cili ka hedhur një foto të festimeve në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë pas kualifikimit në Euro 2016. Ashtu si dhe Mavraj, Roshi shprehet “Të vetmit që gëzuan dhe bën krenar të gjithë shqiptarët”, duke iu bërë tagg kështu të gjithë lojtarëve të Kombëtares. Një reagim ky që vjen në të njëjtën linj me dy reagimet e një dite më parë të Edi Ramës dhe Mërgim Mavraj.