Super Liga
Endri Vrapi propozon idenë e çuditshme/ Pagat e lojtarëve të mbulohen nga shteti

Futbolli në Shqipëri është ndërprerë qysh në 12 mars 2020, teksa jeta në vend është paralizuar si shkak i Covid-19, virusit që ka marrë me mijëra jetë njerëzish në mbarë botën. Në këto kushte nuk mund të flitet më për futboll, teksa me këtë sy e sheh edhe Endri Vrapi, ish- lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit dhe një sërrë klubesh të njohura në vend.
Ish-pjesëtar i stafit të Teutës, Vrapi hedh idenë e kompensimit të lojtarëve nga shteti për këtë periudhë, me qëllim që kjo situatë e vështirë dhe e paprecedentë më parë mos të ndikonte në buxhtet e klubeve tona, duke mos e vrarë sportin më të dashur në Shqipëri.
Në intervistën për newsport.al, Endri Vrapi thekson se kjo periudhë pauze do ndikojë të lojtarët si fizikisht dhe psikologjikisht, teksa nuk ka asnjë të favorizuar pasi forma e mëparshme është humbur.
– Një pyetje njerëzore në krye të herës, si jeni ju dhe familja juaj?
Si shumica e shqiptarëve duke zbatuar rregullat e karantinës, si unë dhe familja ime. E vështirë por jo e pamundur për situatën qe po kalojmë.
– Si e shihni ndërprerjen e detyrueshme të Kategorisë Superiore në këtë fazë?
Ndërprerja e kampionatit ishte e drejtë sepse ky virus është shumë i rëndë. Është hera e parë që pupullsia përballet me këtë virus dhe gjëja më e mirë ishte ndërprerja e kampionatit pavarësisht që do ndikojë nëpër ekipe.
– Sa do ndikojë te lojtarët nga ana fizike dhe psikologjike?
Pesha më e madhe do bjerë tek lojtarët sepse janë protagonistët kryesor në këtë garë dhe pezullimi do ndikojë direkt neë formën e tyre. Pavarësisht se shumica mundohet ta mbajë gjendjen me mundësitë e veta, kjo ndikon dhe nga ana psikologjike te lojtarët
– Jemi në një situatë të paprecedentë, do e kenë lojtarët më atë zhdërvjellësi mendimi në fushë, pas rikthimit?
Besoj se do jetë e veshtirë për formën e tyre sepse dhe kampionati po vinte drejt fundit. Siç dihet, kur vjen fundi jo çdo lojtar është 100% nga të gjitha ndeshjet që ka krye, por besoj se ato qe kanë grupin prej 25 vetash do kenë dhe rotacion për freskimin e forcave.
– Është tanimë stërvitja individuale e nevojshme dhe sa kohë duhet bërë kjo gjë në kushtet e shtëpisë?
Stërvitja është e domosdoshme në çdo kohë, jo vetem tan, por sa do realizohet është e vështirë sidomos këtë periudhë sepse sado t’i të kërkosh më të mirën, do jesh shumë i kufizuar sepse kushte nuk janë ato që të duhen. Veç fitnesit në shtëpi, nuk ke asnjë mundësi tjetër.
– Si ndikon te stafi dhe lojtarët kjo ndalesë?
Stafi do e ketë të vështirë sepse është realist për momentet që lojtarët e tyre po kalojnë dhe ju duhet kohe që lojtarët të shkojnë përsëri në gjëndjen që stafi kërkon. Duke parë se të gjitha ekipet janë pushim besoj se në këto momente të gjthë janë të barabartë, gjë që nuk favorizon ekipet që kishin ecuri të mirë deri në momentin që u ndërpre kampionati.
– E dimë gjendjen financiare të klubeve në Shqipëri, do jetë Covid-19 një problem nga kjo anë?
Kjo është një pyetje që iu duhet bërë presidentëve sepse ata janë kryesorët që e kalojnë këtë gjendje, plus dhe lojtarët sepse çdo gjë është hallkë dhe po u keput njëra do këputen të gjitha.
– Në Itali dhe jo vetëm është hedhur ideja e përgjysmimit të pagave, mendoni se është një opsion edhe në Shqipëri?
Kemi parë që kaë marrë masa nëpër disa klube, por nëse është diçka që do t’i mbulojë shteti lojtarët, në bashkëpunim me presidencën do gjejnë rrugën më të drejtë që të mos dëmtohet askush.
– Një mesazh për këto ditë të vështira?
Mesazhi për momentin është që të qëndroni në shtëpi. Mbroni veten dhe familjen tuaj. Sëbashku do ja dalim duke e mundur këtë epidemi që ka zaptuar botën. Me lejen e Zotit, inshallah e kalojmë dhe këtë situatë.