Connect with Us

Gol kundër Koronavirusit, rrëfehet Uzuni: Ja si vazhdoj të stërvitem

Kombëtare

Gol kundër Koronavirusit, rrëfehet Uzuni: Ja si vazhdoj të stërvitem

Publikuar

-

Për shumë kënd, frika e Koronavirusit ka mjaftuar për t’u izoluar. Për të tjerë, pasioni për futbollin, nuk ndalohet edhe në të tilla situata. Sidomos kur fusha stërvitore është fare pranë shtëpisë ku banon.

Me shumë kujdes, i veçuar dhe pa kontakt me të tjerë lojtarë, Myrto Uzuni tregon për “Panorama Sport” se vijon që të dalë në stërvitje në Kroaci.uzuni

Uzuni, si jeni?

Jam mirë. Situata është si të them normale këtu në Zagreb.

Vijon jetesa normalisht?

Them që është normale. Shoh shumë njerëz jashtë. Së fundmi shteti kroat është duke ndërmarrë masa për kufizime të caktuara. Janë mbyllur lokalet dhe restorantet, ndërsa supermarketetet me orare të reduktuara.

Ju personalisht si po e kaloni këtë situate, i keni kufizuar lëvizjet?

Në fakt, edhe në përditshmëri si të thuash ne këtë jetë bëjmë. Pra, nga shtëpia në stërvitje. Unë realisht e kam fushën stërvitore shumë afër. Kam marrë bazë materiale në klub dhe shkoj te fusha. Shkoj në momente kur nuk ka njerëz të tjerë, vetëm që të stërvitem në bar. Bëj stërvitjen dhe direkt në shtëpi. Pa lëvizje të tjera.

kastrati uzuni

Si është për një futbollist të jetojë pa stërvitje?

Unë e kam marrë bazën materiale që më nevojitet për stërvitje. Personalisht, në fushë po punoj për të përmirësuar goditjet standarde. Gjithashtu edhe për finalizimin e aksioneve.

Po me djemtë e tjerë shqiptarë të ekipit, stërviteni bashkë?

Po, ne dalim bashkë në stërvitje, por siç e thashë pa të tjerë. Jemi vetëm ne që stërvitemi, duke treguar kujdes të shtuar në këtë periudhë.

Keni shënuar rregullisht këtë sezon, ju vjen keq që u ndërpre në momentin tuaj më të mirë?

Isha në momentin tim më të mirë. Por golat do t’i shënoj sërish, sa të rikthehet kampionati. Tani rëndësi ka shëndeti dhe kujdesi për gjithkënd, sidomos mosha e tretë.Kastrati-dhe-Uzuni

A mendoni se kjo ndalesë e futbollit do të ndikojë te forma e lojtarëve dhe ekipeve?

Realisht mendoj se po, do të ndikojë. Mirëpo, siç e thashë edhe më lart, unë mendoj se për momentin gjëja më e rëndësishme është jeta dhe shëndeti i njerëzve.

A keni biseduar me familjen, çfarë keni diskutuar për emergjencën në Shqipëri?

Po, ata janë të izoluar në shtëpi. Edhe masat më kanë thënë që në Shqipëri janë të tilla. Unë kam një biznes privat në Berat, një lokal dhe iu kam thënë që ta mbyllin atë që pa u dhënë urdhri nga shteti. Që në momentin që u shfaq rreziku i virusit në Shqipëri.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: