Connect with Us

Ja çfarë bëjnë lojtarët e Tiranës tani që është pezulluar kampionati

Sport

Ja çfarë bëjnë lojtarët e Tiranës tani që është pezulluar kampionati

Publikuar

-

Një nga armët më të forta të Tiranës gjatë këtij sezoni ka qenë forma fizike e skuadrës. Gjithë kjo meritë e përgatitësit atletik Kosta Jani, që ka punuar pafund për të bërë më të mirën. Edhe në këto ditë të vështira, bardheblutë janë duke punuar individualisht. Nëse Majkëll Ngo deri dje në liridalje bridhte me biçikletë, tani duhet të punojë në shtëpi, si gjithë lojtarët e tjerë.

Jo vetëm kaq, por nga ana tjetër, përgatitësi i skuadrës dhe një nga ndihmësit e Egbosë, Jani ka shpërndarë plane stërvitjeje individuale ku futbollistët duhet të punojnë shumë për të mbajtur trupin në formë.

Burime pranë klubit bardheblu, bëjnë me dije se disa nga futbollistët e Tiranës dalin që në mëngjes dhe punojnë te fusha e “Skënder Halilit” dhe më pas kthehen në shtëpi. Të gjithë punojnë veçmas dhe asnjëri prej tyre nuk ka kontakte me të tjerët. Asnjëri prej lojtarëve nuk futet në dhomat e zhveshjeve të ekipit, edhe pse janë marrë masat për disifektim.

Janë të shumë futbollistët që punojnë, gjithmonë veçmas për të mbajtur lartë gjendjen fizike, madje duke u kontrolluar nga larg prej drejtuesve të skuadrës. Më shumë se gjithçka tjetër, Tirana i frikësohet gjendjes që do të ketë skuadra pas kthimit në stërvitje.

Ekipi ka një javë që nuk stërvitet, pikërisht që prej së enjtes së shkuar kur skuadra nuk arriti të mbyllte stërvitjen e fundit për sfidën me Bylisin, por para se të zbriste në fushë, gjithçka u anulua dhe skuadra më pas u ngujua në shtëpi për shkak të Koronavirusit. Akoma nuk ka një panoramë të qartë se kur ekipet e futbollit do të nisin përgatitjet. Është e qartë, se pa ardhur prilli, askush nuk mund të punojë në grup./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE